Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr Ljiljana Shubariq, ua uroi të gjithë besimtarëve të besimit mysliman Festën e Kurban Bajramit.
Kryetarja Shubariq tha se kjo është një festë që duhet të na bashkojë me mirëbesim dhe na fton për solidaritet dhe paqe, për të cilën të gjithë kemi nevojë.
“Në emër të Komunës së Graçanicës dhe emrit tim, uroj që të gjithë ata që festojnë t’i kalojnë këto ditë në dashuri, paqe dhe mirëqenie, në rrethin e familjeve dhe miqve të tyre”, thuhet në mesazhin e urimit.
Besimtarët myslimanë festojnë për tre ditë Kurban Bajramin.