Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, vazhdon me praktikën e dyerve të hapura, kështu që kabineti i saj ishte i hapur sot për qytetarët që dëshironin personalisht t‘i paraqisnin sugjerimet, komentet, të bënin pyetje e të ngjashme.
Gjatë mëngjesit, rreth një duzinë qytetarësh shfrytëzuan individualisht rastin për të folur me kryetaren Shubariq rreth problemeve të jetës me të cilat përballen.
Kryetarja i dëgjoi me vëmendje problemet dhe nevojat e tyre, duke konfirmuar gatishmërinë e saj dhe të qeverisjes lokale për të ndihmuar sa më shumë që të ishte e mundur.
Biseda të tilla, siç thekson kabineti, kontribuojnë në zgjidhjen më efikase të problemeve në nivel lokal dhe sinjalizojnë se praktika e dyerve të hapura do të vazhdojë.
Qytetarët e interesuar të flasin me kryetaren Shubariq mund të regjistrohen duke i lënë të dhënat e tyre te punonjësit në sportelin e shkrimores së komunës.