Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, e shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit Brankica Niqiq, vizitoi Shkollën e Bujqësisë dhe të Muzikës në Qendrën arsimore në Llapllasellë dhe me atë rast ua dorëzoi pajisjet e nevojshme.
Shkollës së Bujqësisë iu dhuruan dy dërrasa të zeza, të cilat ishin të nevojshme për mësimin normal. Ato do të vendosen në dy klasa të reja, të cilat janë adaptuar falë Komunës së Gërçanicës.
Shkollës së Muzikës “Stevan Mokranjac” iu dhanë dy kompjuterë me pajisje përcjellëse, të cilat do të kontribuojnë edhe në punën e saj.
Pajisjet e nevojshme sigurohen përmes Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës.
Kryetarja Ljiljana Shubariq tha se qeverisja lokale investon në të gjitha fushat, kurse qëllimi i investimit në arsim është krijimi i kushteve për mësimdhënie cilësore dhe moderne për nxënësit dhe stafin mësimdhënës.
Një kompjuter me pajisje përcjellëse është dorëzuar sot në institucionin parashkollor “Gjurgjevak” në Llapllasellë.