Aktvendimet janë dorëzuar familjeve, në bazë të cilave ato e gëzojnë të drejtën e përdorimit të shtëpive pa mundësinë e tjetërsimit të tyre, në prani të zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq, kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq dhe shefit të Qarkut administrative të Kosovës, Srdjan Petkoviq, nga kryetari i organit të përkohshëm të Komunës së Prishtinës, Ljubinko Karaxhiq.
Karaxhiq tha se komisioni me kujdes dhe në mënyrë aktive punoi në kontrollimin e dokumenteve e të gjithë atyre që kanë aplikuar për ndarjen e shtëpive. Karaxhiq kujtoi se është kryer monitorimi i ri i listave të përfituesve nga Zyra për Kosovë dhe Metohi, pasi që vitin e kaluar kanë dalë titujt e gazetave në të cilat është vënë në dyshim vlefshmëria e listës.
“Zyra për Kosovë dhe Metohi, pas këtij monitorimi ka konfirmuar listën, që do të thotë se komisioni ka bërë një punë të mirë. Unë do të kërkoj nga njerëzit që të zhvendosen sa më shpejt, ku numri i tyre sillet rreth dhjetë deri në pesëmbëdhjetë familje, pasi ata i kishin uzurpuar me forcë këto shtëpitë dhe lidhur me ta nuk e kanë fituar të drejtën e pronësisë, sepse përndryshe do të reagojnë institucionet kompetente, "tha Karaxhiq.
Ndër familjeve të cilat sot kanë fituar një çati mbi kokën e tyre është edhe familja tetëanëtarëshe Niçiq, e cila dekadën e kaluar me një vajzë të sëmurë rëndë ka jetuar në kontejnërin prej 15 metra katrorë në Graçanicë.
Nëna Natasha nuk e fsheh gëzimin dhe thotë se ajo nuk mund të presë për të filluar me rregullimin e shtëpisë saj të re dhe ta gëzojë atë me fëmijët e saj. Ajo beson se hapësira e re do ta ndihmojë vajzën e saj Dragana, e cila është e verbër dhe e paralizuar, në afirmimin e saj social.
Aktvendimet mbi përdorimin e shtëpive në Badovcin e Ri iu është dorëzuar përfituesve në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë. Ndërtimi i shtëpive në Badavcin e Ri u financua nga Ministria e Infrastrukturës të Qeverisë së Serbisë.
70 familje të zhvendosura brenda vendit dhe të rrezikuara sociale sot zyrtarisht e kanë fituar kulmin mbi kokë, pasi që iu është dorëzuar aktvendimi për përdorimin e shtëpive në Badovcin e Ri, të cilat janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Serbisë.