Takimi publik me banorët e këtyre fshatrave u mbajt në hapësirat e ShF „Vuk Karaxhiq“ në Lepinë. Të pranishmit u përshëndetën nga kryesuesja e Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq, ndërsa pastaj drejtori i Financave Slavisha Niçiq e prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Gjithashtu të pranishmit ishin edhe drejtorët e tjerë komunalë të cilët prezantuan të arriturat dhe planet për periudhën e ardhshëm. Sipas tyre, progres ka pasur në sektorin e shëndetësisë, të arsimit, infrastrukturë rrugore dhe në rrjetin e kanalizimit.
„Ka filluar projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, makineritë do të punojnë në rehabilitimin e rrjedhjes së Sitnicës, në mënyrë që të mos vjen deri te derdhja. Pas gërmimit të kanalit nuk ka ardhur deri te përmbytjet, janë hapur ambulancat e reja dhe është bërë rinovimi i atyre ekzistuese. Me punë ka filluar ordinanca stomatologjike dhe janë në progres projektet lidhur me rregullimin parter dhe zëvendësimin e dritareve dhe dyerve nëpër shkolla, ndërsa në Suhadoll do të ndërtohet ndërtesa banesore”, thanë drejtorët komunale. Si problemet prioritare, të cilat në periudhën e ardhshme duhet të zgjidhen, banorët theksuan ndërtimin e infrastrukturës së re, si dhe sanimin e infrastrukturës ekzistuese të kanalizimit, ujësjellësit, rrugore dhe të tjerave, por kishte edhe propozime dhe projekte konkrete.
Banorët kërkuan gërmime shtesë dhe të reja të kanalit atmosferik, asfaltimin e rrugëve në Suhadoll, ndërtimin e objektit në të cilin do të vendoset ambulanca dhe shkolla në Lagjen e Re, kujdestari të përhershme të mjekëve në ambulanca, përmirësimin e ndriçimit publik dhe zgjidhjen e problemeve të qenve endacakë.
Kryesuesja e Kuvendit Brankica Kostiq tha se Komuna e Graçanicës në këtë vit vëmendjen më të madhe e ka drejtuar kah fshatrat përreth Lepinës, kështu që pamja sot është më e mirë në krahasim me vitin e kaluar, me çka banorët ranë dakord.
Drejtori i Financave Slavisha Niçiq tha se buxheti i komunës së Graçanicës për vitin 2017 është 7.134.075 euro dhe krahasim me këtë viti është më i lartë për 17.28 % apo 1.051.000 еuro.
„Ajo që është më e rëndësishme është se për shpenzimet kapitale për vitin e arhshëm kemi planifikuar mjete prej 3.577.000 еuro apo 50,15 % nga buxheti i përgjithshëm“, theksoi Niçiq.
„Në një situatë të tillë do të bëjmë gjithçka që jetën në mënyrë sa më të mirë ta bëjmë më të sigurtë dhe ne duhet me buxhetin të cilin e kemi në dispozicion t’i shqyrtojmë prioritetet. Me asfalt të ri, objekte të reja, rinovim të shkollave, Lepina dhe vendet përreth sot duken më mirë, ndërsa deri në vitin 2018 do të përpiqemi që çdo rrugë të jetë e shtruar, ndërsa vendet e ndriçuara“, tha Sekuliq.
Debati i ardhshëm publiklidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2017 do të mbahet nesër në Gushtericën e Poshtme në Shtëpinë e kulturës për banorët e Gushtericëssë Poshtme dhe të Epërme, Dobratinit dhe të Livagjës.
800×600
Ndërtimi i infrastrukturës së re dhe rehabilitimi i asaj ekzistuese janë kërkesat kryesore të banorëve të Lepinës, Skullanevës, Suhadollit, Lagjies së Re dhe Hashanëve të cekuar në takimin publik në lidhje me planifikimin e buxhetit për vitin 2017.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}