Sot, me iniciativën e OSBE-së dhe me mbështetjen e Komunës së Graçanicës është mbajtur takimi për sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen banorët e të gjitha nacionaliteteve çdo ditë në vendbanimin multietnik të Kishnicës të Komunës së Graçanicës.
Në prani të komandantit të Stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, përfaqësuesve të OSBE-së, të KFOR-it, përfaqësuesve vendorë të komunitetit serb dhe shqiptar nga Kishnica, takimi u drejtua nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq.
Së bashku me kryetaren e komunës, kërkesave dhe sugjerimeve të banorëve, iu është përgjigjur zëvendëskryetari i komunës për Komunitete, Leutrim Ajeti.
Fokusi i takimit ishte përmirësimi i situatës së sigurisë në Kishnicë, afrimi i të rinjve përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe aktiviteteve komunale nga të cilat do të përfitojnë të gjitha komunitetet.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, u bëri thirrje të gjitha komuniteteve për paqe dhe bashkëjetesë të përbashkët, e cila është e vetmja mënyrë e sigurt për të krijuar një situatë të favorshme të sigurisë dhe përparim ekonomik.
Komandanti i Stacionit policor në Graçanicës, Bratisllav Trajkoviq, edhe një herë apeloi tek të gjithë qytetarët që t´i raportojnë të gjitha veprimet e dyshimta në territorin e Komunës së Graçanicës në Stacionin policor, të mos e marrin drejtësinë dhe ligjin në duart e tyre, por këtë punë t´ia lënë në dorë institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit.
Në periudhën e ardhshme, me iniciativën e OSBE-së dhe me mbështetjen e Komunës së Graçanicës, takimet e këtij lloji do të vazhdojnë me një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në to.