Shtabi i Krizave i Komunës së Graçanicës informon publikun se masat e reja anti-covid kanë hyrë në fuqi. Fillojnë me punë shkollat dhe çedhjet, por edhe institucionet me kapacitet të plotë. Ora policore mbetet në fuqi.
Mësimi me praninë fizike të nxënësve në shkolla është i mundshëm me një maksimum prej 20 nxënësish në një klasë.
Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë edhe institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet ta posedojnë certifikatën e vaksinimit ose njërin nga testet përkatëse në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e certfikatës së vaksinimit ose testeve përkatëse.
Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme.
Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve.
Pronarët e objekteve të gastronimisë janë të obliguar të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e certfikatës së vaksinimit ose testit përkatës.
Nga data 27 shtator 2021, lejohet shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura deri në 50% e kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Në rastet e klientëve që lëvizin jashtë zonës ku shërbehen ushqime dhe pije, ata janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse.
Gastronomëve i lejohet kryerja e aktiviteteve të tyre nga ora 05:00 deri në 21:30, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë.
Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak. Cdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
Institucionet do të punojnë me kapacitet të plotë, personeli duhet të sigurojë dëshmi të vaksinimit ose testeve përkatëse.
Stafi i sektorit publik dhe privat që punon me palë duhet të jetë i vaksinuar ose të sigurojë dëshmi për testet përkatëse.
Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/ sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1.5 metrash.
Transportuesit e taksive lejohen të punojnë me një maksimum prej dy pasagjerësh në makinë.
Mbajtja e maskave mbrojtëse është ende e detyrueshme, por qytetarët nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën kur ecin jashtë, kur janë vetëm, gjatë vozitjes kur ka deri në katër persona në automjet, gjatë vrapimit, çiklizmit dhe stërvitjes, si dhe kur dikush ha ose konsumon lëngjet.