“Graçanica meriton që të jetë e pastër, e gjelbër dhe plot me lule”, tha kryetarja e komunës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, me rastin e aksionit të mbledhjes së luleve në parkun përpara objektit të komunës.
Komuna e Graçanicës, përveç aktiviteteve të rregullta, i kushton vëmendje të veçantë rregullimit të sipërfaqeve publike. Fushata “Muaji i gjelbër”, e cila do të zgjasë deri më 5 qershor, kur festohet Dita Botërore e Mjedisit, vazhdoi me mbjelljen e luleve sezonale në parkun përpara objektit të Komunës së Graçanicës.
Lule të ndryshme janë mbjellur në shtretër luleje e vazo dhe ngjyra e tyre me siguri do të krijojë një imazh të rregulluar të komunës sonë. Lule simbolike mbollën edhe përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës, kryetarja Ljiljana Shubariq, drejtoresha e Urbanizmit, Alleksandra Gjekiq, drejtoresha e OTG-së, Sandra Gjokiq dhe drejtori i Rinisë dhe Sportit, Strahinja Aritonoviq.
“Graçanica meriton të jetë e pastër, e gjelbër dhe plot me lule dhe kjo është ajo për të cilën punojmë çdo ditë. Komuna, në bashkëpunim me disa organizata të tjera, vazhdon aktivitetet e saj në kuadër të fushatës “Muaji i gjelbër”, dhe në këtë mënyrë, jo vetëm që po e zbukurojmë mjedisin tonë, por edhe po e rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit”, tha kryetarja Shubariq.
Fushata “Për një Graçanicë më të shëndetshme dhe më të pastër” zbatohet bashkërisht nga Komuna e Graçanicës, Organizata turistike e Graçanicës, Ndërmarrja publike-komunale “Ekologjia”, OJQ-ja “Iniciativa rinore e Graçanicës” dhe Inkubatori social i Graçanicës, si dhe RTV Graçanica.
Tashmë është organizuar rregullimi i bregut të lumit Graçanka, rregullimi i parqeve dhe zonave të gjelbra në Komunën e Graçanicës, ndërsa si pjesë e fushatës do të organizohet edhe konkursi i artit “Imagjinatë e gjelbër – Planet i pastër”.
Fushata është planifikuar të përfundojë më 5 qershor, në Ditën Botërore të Mjedisit, me ngasjen e biçikletave “Rrethi i gjelbër”.