Akademia u ndoq nga këshilltarët e Kuvendit komunal, përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme vendore dhe të huaja dhe mysafirët e shumtë, të tillë si: kryetari i Novi Sadit Milosh Vuçeviq, drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, nënkryetari i Kuvendit të KA të Vojvodinës, Damir Zobenica, kryetari i Bordit të Republikës Srpska, Milorad Arlov, etj.
Të pranishmëve së pari ua është drejtuar peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, i cili nikoqirit kryetarit të komunës dhe qytetarëve të Graçanicës ua uroi festën dhe Ditën e komunës.
“Ajo që është e rëndësishme për të gjithë ne që jetojmë në Kosovë është të kemi dashuri vëllazërore dhe jo të jemi egoistë. Mbi të gjitha ne kemi nevojë për bashkim. Jo bashkim në çdo gjë dhe me këdo, por të jemi të bashkuar në kryerjen e vullnetit të Zotit. Duhet të jemi të kthyer përballë njëri-tjetrit, të japim të tjerëve nga e vetja, dhe jot a shikojmë në mënyrë vetjake vetën dhe interesat personale dhe si do të na kënaqin të tjerit”, tha peshkopi Teodosije.
Kryetari i komunës së Graçanicës e rikujtoi atë që është bërë në mes të dy shtatorëve.
„Mjedisi ynë ngurron në mes të qytetit dhe fshatit, varfërisë dhe individëve të pasur që i shesin pronat e tyre, në mes të gjeneratës së mesme të njerëzve që marrin pagën minimale dhe gjeneratës së re, e cila vetëm që delë nga bankat e shkollës kërkon punë dhe një hapësirë për të jetuar. Mjedisi ynë gjithashtu lufton për arritjen e nivelit të stabilitetit, i cili është i mjaftueshëm që një njeri i ri të thotë “unë do të qëndroj këtu, sepse do të ketë punë, sepse këtu janë gjërat e mia të shenjta dhe familja ime, sepse këtu ndihem i sigurt”. Ne sigurisht dueht të jemi përgjegjës, por guximi për të qëndruar këtu mbetet për të vendosur secili individ për vete, sepse nuk mund të themi se siguria në komunë është në një nivel të kënaqshëm”, tha kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.
Të pranishmëve iu është drejtuar edhe kyretari i Novi Sadit, Milosh Vuçeviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, të cilët kanë theksuar se janë këtu për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për popullin serb.
Në ceremoninë, me rastin e shënimit të Ditës së Komunës së Graçanicës, u prezantua filmi, i cili në bashkëpunim me Shtëpinë e kulturës në Graçanicë u inçizua nga Shërbimi Informativ i Komunës së Graçanicës. Filmi flet për rezultatet e pushtetit lokal në vitin e kaluar. Në programin kulturor dhe argëtues morën pjesë: kori i Shkollës fetare të Prizrenit “Kirili dhe Metodi”, kori i Branislav Nushiqit nga Mitrovica, nxënësi i Shkollës së muzikës, Filip Mirkoviq,këngëtarja e re Dajana Emini dhe aktorja Zinaida Dedakin.
800×600
Akademia solemne me rastin e Ditës së Komunës së Graçanicës u mbajt dje në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}