Reshjet të cilat gjatë ditëve të fundit e kanë goditur komunën e Graçanicës nuk kanë shkaktuar përmbytje as derdhjen e lumenjve dhe përrenjve pasi që Komuna e Graçanicës, pas përmbytjeve të fundit, i pastroi dhe i zgjeroi në tërësi shtretërit e lumenjve dhe i ngriti digët nga rëra.
Pavarësisht nga reshjet dhe shkrirja e borës rrugët në territorin e komunës së Graçanicës ishin të kalueshme, ndërsa nuk ka pasur rrezik nga përmbytjet. Pas pastrimit të të gjitha shtretërve të lumenjve dhe përronjve, si dhe të luginave të cilat e kanë rrezikuar tokën, situata deri më tani është absolutisht e qëndrueshme, bëhet e ditur nga Departamenti i shërbimeve publike.
Në prag të Krishtlindjeve ka ardhur deri te dëmi i vogël material në rrugën “Nëntë Jugoviq” në Graçanicë, pasi që uji i përmbyti katër oborre të shtëpive. Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, pas vizitës së ekonomive të përmbytura familjare, se edhe ky problem do të zgjidhet gjatë këtij viti, sa më shpejt që kushtet e motit do të lejojnë që të fillohet me realizimin e këtij projekti.
Në Llapnasellë është në progres faza e fundit e rehabilitimit dhe rikonstruktimit të urës, e cila financohet nga Zyra për Kosovë dhe Metohi, ndërsa, sipas paralajmërimeve, një urë do të ndërtohet gjatë këtij viti edhe në Preoc mbi lumin në afërsi të kopshtit për fëmijë, ku me këtë popullsia dhe rrugët do të jenë të mbrojtur më tej nga përmbytjet e mundshme.
800×600
Lumi Sitnica që nga nata e kaluar është në rënie, kështu që nuk ka më frikë se do të vjie deri te derdhja e mundshme të tij. Pas përmbytjeve të fundit, Komuna e Graçanicës i ka pastruar, thelluar dhe zgjeruar shtretërit e lumenjve, duke e mbrojtur në këtë mënyrë popullsinë nga përmbytjet e reja.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}