Nën organizim të shkollës së tenisit nga Prizreni dhe Federatës së Tenisit, u mbajt turneu i tenisit në Prizren, në kategorinë prej 8, 10 dhe 12 vjet për vajza dhe djem. Në turne morën pjesë përfaqësuesit e tenisit nga Graçanica, Prishtina, Prizreni, Peja dhe Malisheva.
Edhe në këtë turne djemtë dhe vajzat e shkollës së tenisit nga Graçanica u kthyen në shtëpi me pesë medalje të fituara. Illija Mikiq dhe Alleksa Dimitrijeviq, pa asnjë humbje të vetme, për grupmoshat U-8 dhe U-12 vjet, ishin më të mirë dhe të dytë fituan vendin e parë në kategoritë e mësipërme.
„Edhe këtë fundjavë, anëtarët e shkollës së tenisit nga Graçanica, vazhdojnë me arritjen e rezultateve fantastike. Alleksa Dimitrijeviq, duke fituar për katër herë rresht turneun e tenisit, dëshmon se edhe këtë vit ai do të jetë konkurrenti kryesor për lojtarin më të mirë në moshën 12 vjet në Kosovë“, tha trajneri i shkollës së tenisit nga Graçanica, Dejan Zhiviq.
Rezultate të shkëlqyera i ka arritur dhe Emillija Zhiviq , duke u plasuar në gjysmëfinale dhe fitoi vendin e tretë, në kategorinë deri 8 vjet për vajza..
Gjithashtu, në kategorinë deri 10 dhe 12 vjet për djem, në gjysmëfinale luajtën Nikolla Rashiq dhe Millan Popoviq, të cilët fituan vendin e tretë në këtë turne dhe në këtë mënyrë kurorëzuan shkollën e tyre të tenisit me një lojë të mirë dhe rezultate të shkëlqyera.
Shkolla e tenisit në Graçanicë vepron në kuadër të Komunës së Graçanicës.
Përfaqësuesit e shkollës së tenisit nga Graçanica, në turneun e Prizrenit, në kategorinë prej 8, 10 dhe 12 vjet, fituan dy vende të para dhe tre të treta. Alleksa Dimitrijeviq edhe në këtë turne fitoi vendin e parë.