Vetëm një ditë pasi që personat e panjohur i vunë zjarr makinës private të drejtorit të Shëndetësisë Sekondare, dr. Nebojsha Milovanoviq dhe në oborrin e shtëpisë të tij familjare ia lanë një mesazh kërcënues "Meqë nuk ka punë për mua, do të digjeni një nga një, më shumë e më shumë". Presionet e reja ndaj zyrtarëve të Komunës së Graçanicës po vazhdojnë, duke u dërguar një mesazh me tekst kërcënues me këtë përmbajtje "Doktori ishte në zjarr këtë mëngjes, ju jeni i radhës, kujdesuni për familjen".
Menaxhmenti i Komunës së Graçanicës, i kryesuar nga kryetari Vladeta Kostiq, me shqetësim i ka marrë informatat për kërcënimet e fundit dhe kërkon një reagim urgjent nga shërbimet dhe institucionet përgjegjëse për të mbrojtur jetën dhe pronën e zyrtarëve dhe të të punësuarve komunal.
“Përpjekjet e mëdha të udhëheqjes së Komunës së Graçanicës për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të saj dhe sukseset e arritura në shumë fusha janë padyshim një gjemb në sytë e kundërshtarëve politikë të cilëve iu pengojnë rezultatet e shërbimeve komunale", thuhet në deklaratën e udhëheqjes së Komunës së Graçanicës, të kryesuae nga kryetari i komunës, Vladeta Kostiq.
„Kërkojmë në radhë të parë nga stacioni policor në Graçanicë, si dhe nga të gjithë autoritetet përkatëse të sigurisë dhe të drejtësisë që të kryehet menjëherë një hetim i plotë dhe të gjinden ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj zyrtarëve komunal dhe të mbrohet jeta dhe prona e tyre”, shtohet në deklaratë.
800×600
Menaxhmenti i Komunës së Graçanicës ka raportuar në Policinë e Kosovës rastet e reja të kërcënimeve ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}