Çka ka shënuar dhe si e vlerësoni vitin 2015 kur bëhet fjalë për Departamentin e Inspeksionit dhe Mbrojtjes së Mjedisit?
Periudha e vitit 2015 ka shënuar para së gjithash angazhimin për herë të parë në Komunën e Graçanicës të inspektorit për mbrojtjen e mjedisit, si person me nivelin e duhur të kualifikimit për këtë fushë të veprimit, punën dhe angazhimin më të forcuar në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pastrimin e deponive të egra, kontrollin e ligjshmërisë së punës së gurthyesit në Badoc, rritjen e mbikëqyrjes së pjesëmarrësve të ndërtimit në territorin e komunës, rritjen e mbikëqyrjes së përdorimit të sipërfaqeve publike dhe arritjen e rendit dhe diciplinës komunale.
Mbrojtja e mjedisit është shumë e rëndësishme për secilën qeverisje lokale. Çfarë rezultate keni realizuar?
Në kuadër të mbrojtjes së mjedisit është kontrolluar puna dhe ligjshmëria e punës së gurthyesit në Badoc, janë larguar deponitë ilegale dhe falë kujdestarisë së përditëshme dhe punës së kryer jashtë orarit të punës nga ana e tërë departamentit është parandaluar krijimi i deponive të reja ilegale.
Çfarë rezultate kanë dhënë aksionet të cilat i keni realizuar këtë vit me qëllim të mbrojtjes së mjedisit?
Është parandaluar djegia e hamulloreve dhe arave të korrura dhe në këtë mënyrë edhe ndotja e ajrit në periudhën e vjeshtës, me përjashtim të disa incidenteve sporadike. Pas paraqitjes së kërkesës nga ana e qytetarëve, është kontrolluar funksionimi i disa bizneseve të përpunimit për të cilët është dyshuar se ekziston një formë e lehtë e kërcënimeve ndaj mjedisit, në bazë të cilëve është bërë korrigjimi i punës dhe përmirësimi i sigurisë nga prodhuesit.
Çfarë është treguar dhe cilat janë rezultatet e inspektimit të intensifikuar, çka keni kontrolluar më së shumti dhe sa inspektorët ishin të angazhuar? Cilat janë parregullsitë më të zakonshme të vërejtura nga inspektorët?
Rritja e inspektimeve kryesisht ka treguar mos ekzistencën e rendit dhe disiplinës komunale dhe uzurpimin dhe shfrytëzimin e paligjshëm të pronës publike, disa raste të ndërtimit në tokat bujqësore dhe ndërtimit pa posedim të lejes së ndërtimit dhe disa raste të mosrespektimit të orarit të punës nga subjektet ekonomikë, si dhe ushtrimi i veprimtarisë pa leje të punës. Numri i përgjithshëm i inspektorëve të angazhuar në këto aktivitete ishte 6.
Sa lajmërime për kundërvajtje dhe dënime janë shqiptuar, çfarë dhe në çfarë shumë dhe sa është shuma e tyre në krahasim me vitin e kaluar dhe për të cilat raste?
Dënimet dhe lajmërimet me shkrim
|
DËNIMET DHE LAJMËRIMI ME SHKRIM NË VITIN 2014 |
||||
|
EMRI I INSPEKSIONIT |
DËNIMET E SHQIPTUARA |
ARSYEA |
PROCEDURAT E INICIUARA KUNDËRVAJTJE |
SHUMA TOTALE E DËNIMEVE |
|
INSPEKSIONI SANITAR |
32 |
Mosposedimi i librezave sanitare, malli me afat të skaduar |
7 |
1.138,25 € |
|
INSPEKSIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT |
1 |
Hedhja e mbeturinave në sipërfaqet publike |
1 |
50 € |
|
INSPEKSIONI BUJQËSOR |
|
Shpërdorimi i tokës bujqësore |
13 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtje |
dënimet dhe lartësia e tyre shqiptohet nga gjykata |
|
INSPEKSIONI I NDËRTIMIT |
9 aktvendime për pezullimin e punimeve ndërtimore 7 vendosja e shiritit në vendin e ndërtimit |
dënimet dhe lartësia e tyre shqiptohet nga gjykata |
||
|
INSPEKSIONI I TREGUT |
8 |
Shkeljet e ndyrshme të ligjit |
– |
600 € |
|
INSPEKSIONI I SHËRBIMEVE PUBLIKE |
1 |
Mbrojtja e pronës komunale |
1 |
100 € |
|
DËNIMET DHE LAJMËRIMI ME SHKRIM NË VITIN 2015 |
||||
|
EMRI I INSPEKSIONIT |
DËNIMET E SHQIPTUARA |
ARSYEA |
PROCEDURAT E INICIUARA KUNDËRVAJTJE |
SHUMA TOTALE E DËNIMEVE |
|
INSPEKSIONI SANITAR |
2 |
Afati i skaduar i produkteve, pengimi i inspektorëve gjatë kryerjes së kontrollit
|
– |
150 € |
|
INSPEKSIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT |
4 |
Hedhja e mbeturinave në sipërfaqet publike |
3 |
230 € |
|
INSPEKSIONI BUJQËSOR |
|
Shpërdorimi i tokës bujqësore |
7 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtje |
dënimet dhe lartësia e tyre shqiptohet nga gjykata |
|
INSPEKSIONI I NDËRTIMIT |
9 aktvendime për pezullimin e punimeve ndërtimore
|
dënimet dhe lartësia e tyre shqiptohet nga gjykata |
||
|
INSPEKSIONI I TREGUT |
10 |
Mosrespektimi i rregulloreve komunale, pengimi i personave zyrtarë |
3 |
900 € |
|
INSPEKSIONI I SHËRBIMEVE PUBLIKE |
2 |
Mbrojtja e pronës komunale |
2 |
200 € |
|
NUMRI TOTAL I DËNIMEVE DHE LAJMËRIMEVE ME SHKRIM NË VITIN 2014 |
81 |
|
NUMRI TOTAL I DËNIMEVE DHE LAJMËRIMEVE ME SHKRIM NË VITIN 2015 |
31 |
|
SHUMA TOTALE E DËNIMEVE DHE LAJMËRIMEVE ME SHKRIM NË VITIN 2014 |
1.888,25 € |
|
SHUMA TOTALE E DËNIMEVE DHE LAJMËRIMEVE ME SHKRIM NË VITIN 2015 |
1.480,00 € |
Çfarë tregon kontrolli i produkteve ushqimore dhe si është gjendja lidhur me rregullsinë kryesisht të mishit, produkteve të qumështit …?
Me kontrollimin e prodhimeve ushqimore, është vërejtur se prodhuesit dhe shitësit janë duke respektuar afatet e rregullta të produkteve, ndërsa sa i përket produkteve të mishit ata janë në përputhje me afatet. Rregullsinë bakteorologjike të produkteve të mishit të lëshuara në qarkullim nga prodhuesit (mishtoret dhe thertoret) nuk kryhet nga Inspeksioni sanitar, por nga agjencia e licencuar speciale e angazhuar sipas nevojës.
Cilat janë rezultatet në fushën e ndërtimeve të paligjshme të ndërtesave?
Ndërtimi i paligjshëm i objekteve është aspekti në të cilin duhet të vihet theksi i veçantë i kontrollit, pavarësisht nga fakti se komuna ka vetëm një inspektor të ndërtimit. Ndërtimet e paligjshme janë vërejtur në disa raste. Kundër të gjithë kryerësve janë iniciuar procedurat e duhura dhe të përcaktuara me ligj. Aktivitetet e inspektorit të ndërtimit ishin të larmishme dhe të njëjtat janë paraqitur në raportin e paraqitur si përgjigje në pyetjen nr. 6.
A përballen inspektorët gjatë kryerjes së punës së tyre me probleme?
Ka pasur disa raste të pengimit të kryerjes së punës dhe madje edhe kërcënime ndaj inspektorëve, me këto presione kanë qenë të ekspozuar të gjithë inspektorët.
A keni në dispozicion inspektorë të mjaftueshëm për t’i përmbushur kërkesat e punës në të gjitha fushat në mënyrë adekuate?
Departamenti i Inspeksionit nuk ka në dispozicion numrin e duhur dhe të nevojshëm të inspektorëve.
Çfarë planesh keni për vitin e ardhshëm 2016. Cilat janë objektivat kryesore?
Në vitin 2016 është planifikuar që Komuna e Graçanicës të jetë njëra nga komunat e para e cila do ta instalojë sistemin e "hartës së inspektimit”, si pjesë e harmonizimit me mënyrën përkatëse evropiane të kontrollit të ndërtimit. Sistemi përfshin procesin e tërësishëm të monitorimit të ndërtimit, duke filluar nga leja e ndërtimit, kontrolli i çdo segmenti të ndërtimit, me një theks të veçantë në efikasitetin e energjisë. Kjo do të çojë në përmirësimin e cilësisë së ndërtimit dhe rritjen e mbrojtjes së mjedisit dhe efikasitetit të energjisë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mjedisit dhe ruajtjes së rendit publik dhe disiplinës siç ishte në vitin 2015, me theks të veçantë në mbrojtjen e tokës publike nga uzurpimi dhe shfaqja e deponive të reja. Në kuadër të inspektimit sanitar, veçanërisht që do të trajtohet higjiena e të gjitha objekteve ku prodhohet, shitet dhe shërbehet ushqimi.
Duke pasur parasysh se po afërohen festat, çfarë mesazh do t’ua dërgoni qytetarëve të Komunës së Graçanicës?
Banorëve të Komunës së Graçanicës iu uroj shumë shëndet dhe që viti 2016 të jetë viti sa më i suksesshëm. Mesazhi të cilin do të doja t’ua thoja është: “Mbroni mjedisin dhe respektoni të drejtat e fqinjëve tuaj, pronën tuaj dhe atë të të tjerëve dhe ju në këtë mënyrë do të krijoni për veten dhe fëmijët tuaj kushte normale dhe të shëndetshme që i takojnë një njeriu, si dhe respektin dhe një jetë më të mirë.
800×600
Falë kujdestarisë së përditëshme dhe punës jashtë orarit të punës së Departamentit të tërësishëm të Inspeksionit në vitin 2015 janë realizuar rezultatet e shquara. Drejtori Milosh Dimitrijeviq thekson se suksesi më i madh është arritur në mbrojtjen e mjedisit, ndërsa ndërtimi i paligjshëm i objekteve është aspekti të cilin e vë në theks të veçantë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}