Kryetari i Graçanicës falënderoi ministren Çitaku për vizitë dhe e njoftoi me arritjet e komunës në katër muajt e fundit, si dhe për planet për të ardhmen.
Stojanoviq tha se nga Ministria e Integrimeve Evropiane pret përkrahje sidomos kur bëhet fjalë për punësimin dhe edukimin e të rinjve.
Gjatë takimit në mes të ministres Vlora Çitaku dhe kryetarit Branimir Stojanoviq është diskutuar edhe për perspektivat dhe mundësitë evropiane që sjellin arritje në procesin e liberalizimit të vizave, por edhe për modalitetet për të ndihmuar të rinjtë dhe profesionalizimin e tyre të mëtejshem evropian. Është theksuar edhe rëndësia e kontributit në integrimin e komunitetit rom dhe personave të riatdhesuar në territorin e komunës.
Takimi ndërmjet kryetarit të Graçanicës, Branimir Stojanoviq dhe ministres së integrimeve evropiane në Kosovë, Vlora Çitaku, kaloi në një atmosferë korrekte dhe konstruktive me zotim nga të dy palët që do të vazhdohet me bashkëpunim me qëllim të krijimit të perspektivës për të gjithë komunitetet që jetojnë në territorin e komunës së Graçanicës.
Ministrja e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Vlora Çitaku, vizitoi sot komunën e Graçanicës ku për vazhdimin e bashkëpunimit bisedoi me kryetarin e Graçanicës, Branimir Stojanoviq.