Delegacionin e Komunës së Graçanicës e përfaqësuan drejtori i Spitalit rajonal dr. Nebojsha Milovanoviq, drejtori i Drejtorisë komunale të Shëndetësisë, Aleksandar Popoviq dhe këshilltari për Shëndetësi pranë kabinetit të kryetarit të komunës, Ivica Miciq. Ata së bashku me një grup të mjekëve nga Mitrovica e Kosovës qëndruan në Banja Lukë dhe Bijelinë.
Ditën e parë të vizitës në Banja Lukë kanë biseduar me ministrin e Shëndetësisë së Republikës Srpska, Dragan Bogdanoviq, me të cilin ranë dakord për një ndihmë në formë të edukimit shtesë të personelit dhe një donacion me pajisje të nevojshme medicinare. Në këtë qytet ata e vizituan edhe Qendrën klinike universitare të Republikës Srpska.
"Mendoj se në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më dinamik, më kompleks, me cilësi më të mirë, pra mendoj për një bashkëpunim ndërmjet personelit mjekësor të Republikës Srpska dhe institucioneve shëndetësore dhe profesorëve tanë dhe punonjësve të shëndetësisë", tha Nebojsha Milovanoviq, drejtor i Spitalit Rajonal të komunës së Graçanicës.
Drejtori i Drejtorisë komunale të Shëndetësisë, Aleksandar Popoviq, falënderoi për të gjithë ndihmën e ofruar deri më tani nga Republika Srpska, kur bëhet fjalë për sektorin shëndetësor dhe shtoi se shpreson për vazhdim të marrëdhënieve të mira.
"Çdo ndihmë që vjen nga Republika Srpska, çoftë materiale, logjistike apo shëndetësore, për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë është shumë e rëndësishme dhe shumë e dobishme, sepse ne e dimë se sektori i shëndetësisë është në një situatë të vështirë. Falë Republikës Srpska presin që situata do të përmirësohet ", thotë Popoviq për ueb – faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës.
Ditën e dytë të vizitës përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës dhe të Mitrovicës qëndruan në Bijelinë, ku e kanë vizituar qendrën shëndetësore lokale dhe një nga spitalet më moderne në rajon "Magjistarë të Shenjtë" për t’u njohur me pajisjet më moderne diagnostikuese me të cilat disponon.
Gjatë qëndrimit në Republikën Srpska, përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës biseduan edhe me përfaqësuesit e Fondi për sigurim shëndetësor dhe me shumë profesionistë mjekësor.
800×600
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Graçanicës dhe disa mjekë nga Mitrovica e Kosovës qëndruan në Republikën Srpska, ku me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë ranë dakord për një bashkëpunim në formë të ndihmës me pasije medicinare.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}