Shpërndarja e mjeteve shkollore sot filloi në Qendrën arsimore rome në Graçanicë. Për fëmijët e moshës shkollore janë ndarë fletoret dhe mjetet shkollore, ndërsa sipas fjalëve të nënkryetarit të Komunës së Graçanicës për çështjet e komuniteteve, Sebastian Sherifoviq, ky donacion për komunitetin rom do të ketë rëndësi të madhe.
“Donacioni është siguruar për 250 fëmijë në tërë territorin e Komunës së Graçanicës, që përfaqëson numrin e përgjithshëm të fëmijëve romë që ndjekin shkollën nga niveli parashkollor deri në klasën e tetë. Donacioni është i vogël, por nga ana tjetër mjaft i madh për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit që jetojnë në kushte shumë të këqija materiale dhe nuk janë në gjendje të sigurojnë furnizime të nevojshme shkollore", tha Sherifoviq për Shërbimin e informimit të Komunës së Graçanicës.
Ai paralajmëroi se ndihma do të shpërndahet edhe për fëmijët në Preoc dhe Livagjë dhe pastaj në të gjitha vendet e tjera në Komunën e Graçanicës, ku fëmijët romë e ndjekin mësimin.
Nënkryetari i Komunës së Graçanicës për çështjet e komuniteteve, Sebastian Sherifoviq, tha se Qendra e romëve funksionon mirë, por shtoi se e ardhmja e saj është e pasigurt për shkak se burimi i vetëm i financimit të saj janë donacionet. Ai theksoi se Komuna e Graçanicës tani është mbështetja më e madhe dhe e vetme e Qendrës rome. Komuna e Graçanicës vitin e kaluar ka siguruar tekste shkollore për fëmijët romë dhe i paguajti të gjitha shërbimet komunale të Qendës arsimore të romëve.
800×600
Shpërndarja e mjeteve shkollore ka nisur sot për rreth 250 fëmijë të nacionalitetit rom në Komunën e Graçanicës. Mjetet shkollore për fëmijët romë janë siguruar nga organizata "Terre des Hommes" me iniciativë të nënkryetarit të Graçanicës, Sebastian Sherifoviq.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}