Në përputhje me ligjin, Departamenti komunal i Inspekcionit dhe ai i shërbimeve publike në bashkëpunim me policinë e Kosovës do ta vizotojnë terrenin e tërë territorit të komunës së Graçanicës 24 orë në ditë dhe askujt nuk do t’i lejohet djegia e mbeturinave të korrjeve.
Përveç arsyejeve agro-ekonomike zbatimi i masës ndaluese lidhur me djegien e mbetjeve të korrjeve është e rëndësishme edhe nga aspekti i sigurisë, sepse shpesh për shkak të përhapjes së zjarrit vjen deri te krijimi i pasojave dëmtuese me përmasa të mëdha.
Të gjithë qytetarët, nëse vërejnë ndonjë zjarr të vogël apo vërejnë se dikush po e ndez zjarrin, mund ta njoftojnë Shërbimin e zjarrfikësve në Llapnasellë në këtë numër të telefonit 049-785-112, si dhe zyrtarin komunal për situata emergjente, Gligorija Maksimoviq, në këtë numër të telefonit 049-776- 583.
Gjithashtu, Departamentit të shërbimeve publike të Komunës së Graçanicës, i cili gjendet në Qendrën tregtare në Graçanicë, mund t΄iu dorëzohen dënoncimet anonime me fotografi të njerëzve të paskrupullt që djegin kallamishtet.
Ligji do të aplikohet në mënyrë të njëjtë dhe pa dallim ndaj të gjithë qytetarëve të paskrupullt të cilët me djegien e mbetjeve të korrjeve i shkaktojnë dëme edhe fqinjëve të tyre dhe të gjithë komunës së Graçanicës.
Punëtorët e Departamentit të shërbimeve publike të Komunës së Graçanicës sot kanë filluar një fushatë për të informuar publikun në lidhje me masat e sanksioneve ndaj të gjithë atyre që pas dhe gjatë korrjes e djegien kallamishten në fushat e tyre ose në fushën ku ata janë përfituesit e tyre.
Komuna e Graçanicës i paralajmëron banorët që është e ndaluar djegia e kallamishtës gjatë korrjeve të ardhshme, si dhe që shërbimet kompetente do t’i zbatojnë kontrollimet dhe ndëshkimin monetar dhe penal të të gjithë atyre të cilët gjatë dhe pas korrjeve e djegin kallamishten në fushat e tyre apo në fusha ku ata janë shfrytëtues.