Me propozimin e kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq dhe zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq, ndihma është ndarë për familjen katëranëtarshe të Milan Simiqit nga Kishnica dhe për familjet pesëanëtarshe të Sinisha Vasiqit nga Graçanica.
Përfaqësuesit e organizatës SPOJI kanë siguruar për familjen Simiq nga Kishnica material për ngrohje për dimrin e ardhshëm, gjëra themelore ushqimore, produkte higjienike dhe pelena për fëmijë. Anëtarët e familjes Simiq falënderojnë për ndihmën dhe theksojnë se ajo është shumë e mirëseardhur, sepse askush nuk është i punësuar në këtë familje dhe jetojnë në mirëqenie.
“Ndihma ka një rëndësi të madhe për ne. I falënderojmë të gjithë që morën pjesë në këtë aksion. Kjo nënkupton se nuk jemi të harruar dhe se ekzistojnë njerëzit që duan të ndihmojnë”, thanë anëtarët e familjes Simiq.
Familjes Vasiq nga Graçanica i është dhuruar një sobë elektrike, gjëra themelore ushqimore dhe mjete higjienike.
Themeluesi i organizatës humanitare SPOJI, Vladimir Vlajiq, tha se kjo organizatë është nga Insbruku i Austrisë, e cila i bashkon serbët për disa vjet më radhë dhe i ndihmon familjet serbe në Kosovë dhe rajon.
“Për herën e parë jemi në Graçanicë falë bashkëpunimit me Komunën e Graçanicës. Në vitet e fundit ne kemi ndihmuar familjet në tërë Kosovën, në Shtërpcë, Kllokot … Falë donatorëve tanë, ne do të vazhdojmë edhe më tej me punë humanitare dhe së shpejti ne do t’i vizitojmë edhe disa familje", tha Vlajiq.
Vizita në Graçanicë u organizua nga organizata "Lëvizja e bozhurëve të Kosovës" nga Vitia, të udhëhequr nga Milosh Stojkoviq me të cilën organizata SPOJI bashkëpun disa vjet.
Anëtarët e të Rinjve Serbe Ortodokse Insbruk (SPOJI) i vizituan dy familje të cenuara sociale në Komunën e Graçanicës dhe ua dhuruan një ndihmë humanitare në një vlerë prej disa qindra euro.