Kontratën për marrjen e donacioni në një shumë prej 2.000 euro, me përfaqësues të HELP – it, e kanë nënshkruar gjithsej 20 individë nga territori i Komunës së Graçanicës. Mjetet do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjes së nevojshme për të filluar një biznes të vogël apo forcimin e atyre ekzistuese. Obligimi i përfituesit është që në projekt të arrijë pjesëmarrjen prej 15 % të vlerës së donacionit.
Zoran Kitiq nga fshati Uglar falë grantit të fituar ka ndërmend të investojë në prodhimin e mjedrës dhe kështu ta sigurojë mbijetesën .
„Mjetet do të kenë një rëndësi shumë të madhe për mua, sepse unë do të jem në gjendje ta realizoj dhe zgjeroj prodhimin ekzistues. Kjo do të kishte shkuar hap pas hapi shumë më vështirë në mënyrë të pavarur, por kështu të gjitha do të shkojnë më shpejt”, tha Zorani për ueb – faqen e Komunës së Graçanicës.
Aleksandra Xhepiq nga Graçanica planifikon që mjetet e marra t’i investojë për blerjen e pajisjes së nevojshme për hapjen e sallonit të bukurisë.
„ Unë këtë punë e bëj për një kohë të gjatë, ndërsa tani planifikoj të fillojë me biznesin tim. Mendoj se me shumën e marrë unë mund ta filloj vetëm dhe se kjo do të jetë e mjaftueshme për të pajisur sallonin dhe për të blerë veglat e nevojshme ", tha Aleksandra.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i përgëzoi përfituesit e granteve, ndërsa përfaqësuesit e organizatës gjermane “HELP” i falënderoi për fondet e ndara.
“Kjo së pari është një ndihmë e miqve që e kanë kuptuar se është e pamundur që të gjithë të punojmë dhe marrim fonde nga buxheti, por që është e nevojshme që t’i ngrisim bizneset e vogla në një nivel më të lartë. Sinqerisht shpresojmë se këto grante do ta lehtësojnë biznesin dhe punën tuaj, si dhe të zhvilloheni. Unë e di se neve na mungon shpirti i sipërmarrësës dhe shpresoj se ju do t’ua tregoni të gjithëve se ju mund të bëni të holla për të mbështetur familjet dhe për të jetuar më mirë falë biznesit tuaj. Komuna e Graçanicës do të bëjë çmos për të lehtësuar punën administrative dhe në fillim t’ju ndihmon nëse shfaqen problemet ", tha Kostiq, duke theksuar se prioriteti i pushteti lokal është krijimi i ambientit të favorshëm për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.
Nënshkrimi i kontratës u ndoq nga përfaqësuesja e ambasadës gjermane, Milena Stein dhe përfaqësuesja e organizatës “HELP” në Kosovë, Shqipe Breznica.
Projekti "Mbështetja e bizneseve të vogla" realizohet nga HELP – i me mbështetjen financiare të qeverisë gjermane, të bashkëfinancuar nga Komuna e Graçanicës, ndërsa aktivitetet kryesore janë përqendruar në krijimin e drejtpërdrejtë të vendeve të punës përmes mbështetjes së bizneseve të vogla në formën e granteve në pajisje dhe organizimin e aftësimit profesional.
800×600
Në ndërtesën e Komunës së Graçanicës janë nënshkruar kontratat për grantet e HELP – it, të cilat u janë ndarë nga përfaqësuesit e organizatës gjermane në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës përfituesve përfundimtar për të blerë pajisjet e reja në kuadër të projektit “Mbështetja e bizneseve të vogla”. Të pranishmit u përshëndetën nga kryetari Vladeta Kostiq.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}