Komuna e Graçanicës, përmes Departamentit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka në plan këtë vit të ndajë fonde të konsiderueshme financiare për shoqata dhe federate sportive, si dhe për organizata joqeveritare të cilat merren me aktivitetet sportive, në mënyrë që të ndihmohet puna e tyre përmes organizimit të ngjarjeve sportive.
Shoqatat sportive, të cilat kanë nevojë për ndihmë nga pushteti lokal, deri më 20 shkurt 2015 mund të aplikojnë përmes propozim-projekteve, ku pastaj kësaj komisioni komunal do ta përzgjedhë listën përfundimatare të përfituesve. Pas këtij afati, kërkesat për ofrimin e ndihmës për shoqatat dhe organizatat sportive nuk do të shqyrtohen.
Aprovimi i mjeteve buxhetore për aktivitetet sportive në territorin e Komunës së Graçanicës do të jetë tema që do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit Komuanl të Graçanicës, pasi që komisioni e bënë aprovimin e listës së shoqatave dhe federatave, projekti i të cilave u aprovua.
Shoqatat dhe federatat sportive nga territori i Komunës së Graçanicës këtë vit do të kenë mundësi të përfitojnë mjete financiare për aktivitetet e tyre, nëse deri më 18.02.2015 ia paraqesin propozim-projektin e tyre Departamentit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit.