Për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit, si dhe për propozimin për shënimin e Ditës së komunës, para të pranishmëve foli kryesuesja e Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq dhe kryetari i Komisionit për ndryshimin e këtij akti këshilltari Vidak Ristoviq. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe këshilltarët e Kuvendit lokal.
Ndryshimet kryesore të Statutit të Komunës së Graçanicës kanë të bëjnë me ndarjen e disa drejtorive komunale, me qëllim të funksionimit më të mire, dhe të gjitha në interes të qytetarëve. Drejtoritë të cilat duhet të ndahen, me iniciativë të kryetarit të komunës, Vladeta Kostiq, janë: Departamenti i planifikimit, urbanizmit, kadastrit dhe mbrojtjes së mjedisit, Departamenti i arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit dhe Departamenti i shërbimeve publike, bujqësisë, pylltarisë dhe situatave emergjente.
Kryesuesja e Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq, theksoi se pret që këto shërbime pas ndarjes së tyre do të kenë rezultate më të mira në zgjidhjen e problemeve, veçanërisht ata për të cilat shqetësohen qytetarët.
“ Me qëllim të përmirësimit të punës së drejtorive dhe të Komunës duam t’i çngarkojmë drejtoritë, ku theksi i veçantë i vihet kadastrit. Ne e dimë se sa shumë njerëz kanë probleme me regjistrimin dhe verifikimin e pronës, sepse ekziston një numër i madh i problemeve të grumbulluara dhe për këtë arsye menduam se ai duhet të jetë i ndarë. Ndahet Rinia dhe Sporti nga Kultura dhe Arsimi, ndërsa propozimi i tretë është që të ndahen shërbimet publike nga bujqësia dhe pylltaria”, tha Kostiq.
“"Gjatë tri ditëve të konsultimeve me qytetarët, ne dëgjuam shumë probleme që lidhen pikërisht me punën e komunës dhe drejtorive dhe kemi hasur në një shumëllojshmëri të propozimeve dhe miratimin nga ana e qytetarëve. Kemi hasur në një respekt të madh nga qytetarët dhe një komunikim të hapur, por gjithashtu fituam shumë sugjerime dhe propozime për planifikimin dhe realizimin e tyre, "shtoi ajo.
Kryetari i Komisionit për ndryshimin e Statutit, këshilltar Vidak Ristoviq, tha se me iniciativë të këshilltarëve, me ndryshimet dhe plotësimet e Statutit duhet të ndryshohet edhe Dita e komunës. Propozimi është që Dita e komunës të shënohet më 21 shtator (Zonja e Vogël) në vend të 28 dhjetor.
Degjimet publike gjatë dy ditëve të fundit u mbajtën në Gushtericën e Poshtme, Llapnasellë, Uglar dhe Lepinë, ndërsa nga ndryshimet e propozuara të qytetarëve pritet zgjidhja e shumë problemeve, të tilla si furnizimi me ujë, qentë endacakë dhe rregullimi i varrezave, etj.
Pas të gjitha sugjerimeve të marra nga qytetarët, mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Graçanicës do të debatojnë këshilltarët në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal.
Në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë u mbajt diskutimi i pestë publik për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Graçanicës dhe Datës së shënimit të Ditës së Komunës.