Nemanja, Mihajlo dhe Strahinja Petroviq u rriten pa prindër në Graçanicë dhe për ta sot kujdeset xhaxhai i tyre. Deri në muaj më parë ata kanë jetuar në një shtëpi të vjetër dhe të rrënuar. Sot këta fëmijë kanë një kulm mbi kokë pasi që Komuna e Graçanicës ka ndihmuar që për këta fëmijë të ndërtohet një shtëpi e re prej 75 metra katror, ndërsa organizata “Nëna e nëntë Jugoviqa” ndihmoi në mobilimin e shtëpisë së re.
Pas humbjes së prindërve për djemtë kujdesen gjyshërit, të cilët kanë jetuar në qytetin Obrenovac. Vetëm se janë mësuar me mjedisin e ri, së pari iu vdiq gjyshi dhe pastaj gjyshja. Që nga atëherë për këta fëmijë kujdeset xhaxhai Vladimir, i cili i solli në Graçanicë.
Vladimir, vëllai i të ndjerit Slavisha thotë se ai ende nuk mund të përballet me tragjedinë që i ka ndodhur atyre dhe dëshira e tij e vetme, deri një muaj më parë kur ne i vizituam për herë të parë, ishte që nipërit e tij ta kanë një kulm mbi kokë. Dëshira u plotësua.
Shtëpia në të cilën këta fëmijë qëndruan ishte e vjetër dhe e rrënuar me dysheme prej betoni, dritare të vjetra dhe me kulm që rrjedhë.
Pasi që janë drejtuar për ndihmë Komunës së Graçanicës është filluar me procedurën e strehimit të tyre. Komuna e Graçanicës në bashkëpunim me Ministrinë për Kthim dhe Komunitete iu ka ndërtuar shtëpinë e re.
Vladimir, i cili merr pagën minimale, thotë se djemtë kishin nevojë vetëm për kulm mbi kokë, ndërsa gjëra e tjera nuk i mungojnë pasi që e marrin pensionin në emër prindërve.
“Asnjë moment nuk kam menduar a do të kujdesëm apo jo për ata. Tani ata ende janë të vegjël dhe nuk pyesin për prindërit, edhe pse i kam çuar në kishë për ta ndezur qirin. Nuk e di se si do t’ju tregoj kur të rriten, por e di, deri sa jam gjallë, se do të kujdesem për ta me këta dhjetë gishtat e mi”, përmes lotëve përgjigjet xhaxhai Vladimir, i cili së bashku me gruan e tij Zorica, përveç tyre kujdesën edhe për dy djem të tij.
Nemanja, Mihajlo dhe Strahinja e duan futbollin dhe dëshira e tyre është që një ditë të bëhen lojtarë të famshëm të futbollit. Me kokë ulur, sikur iu vjen turp para vizitorëve, në pyetjen se çfarë dëshirojnë ata të marrin si dhuratë, djemtë vetëm i ngrijnë supat.
Dusan Petroviq, biri më i vjetër i Vladimirit, student i Shkollës së lartë doganore në Graçanicë, thotë se i ka pranuar vëllezërit me gjithë zemër.
“Nuk e di se çka do t’ju tregoj për humbjen e prindërve kur vjen koha për këtë, por e di se do t’ju tregoj për fëmijërinë e tyre, si dhe që ishin fëmijët e mirë dhe të dëgjueshëm”, tha Dushani për portalin e Komunës së Graçanicës.
Slavisha, babai i fëmijëve, e ka vrarë në vitin 2010 gruan e tij Biljana para Klinikës gjinekologjike në Graçanicë, ku ajo ka punuar si infermiere. Pas vrasjen e saj ai e qëlloi veten e tij, duke qëlluar në kokë.
Sot këta fëmijë pavarësisht të gjithave kanë një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa familja Petroviq falënderon të gjithë ata që ndihmuan që këta fëmijë para dimrit të kenë një çati mbi kokën e tyre dhe për herë të parë pas humbjes së prindërve në shtëpinë tuaj ta presin festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.
Nemanja (6), Мihajlo (8) dhe Strahinja (11) Petroviq nga Graçanica do t’i presin festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve në shtëpinë e re pasi që Komuna e Graçanicës ka ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së re në të cilën këta fëmijë, pas humbjes së prindërve të tyre, do të rriten.