Mbledhjen e caktoi kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Arsim Krasniqi.
Anëtarët e komitetit në fillim do të diskutojnë për miratimin e procesverbalit nga mbledhja e dytë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 10.06.2015. Pastaj do të diskutojnë për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete, Xhelil Gashi. Anëtarët e komitetit do të diskutojnë edhe për problemet e komuniteteve të tyre.
Para anëtarëve të komitetit do të jetë edhe raporti i Zyrës për Komunitete dhe Kthim.
Pika e fundit do të jetë “të ndryshme”.
Mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Komitetit për Komunitete do të mbahet nesër më 5.8.2015 në ora 11:00 në sallën e Kuvendit komunal të Graçanicës.