Sonte do të fillojë faza e dytë e spërkatjes së mushkonjave në territorin e Komunës së Graçanicës, bëhet e ditur nga Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike.
Aksioni i spërkatjes së mushkonjave nga toka me të ashtuquajturat topa do të nisë sonte, ndërsa bletarët ftohen që të ndërmarrin masa për mbrojtjen e bletëve.
Drejtori i kësaj drejtorie të Komunës së Graçanicës, Vlladica Trajkoviq, ka sqaruar se spërkatja do të bëhet sipas planit të paracaktuar në të gjitha vendet e komunës sonë në disa faza gjatë sezonit.
Faza e parë përfundoi në gjysmën e dytë të qershorit.
Mjetet për parandalimin e mushkonjave janë siguruar nga Komuna e Graçanicës në bazë të një projekti afatgjatë.