Artistët e rinj, nxënësit e shkollave fillore nga Lepina, Sushica, Llapnasella dhe Graçanica do t΄i zbukurojnë dhe ngjyrosin vezët e gipsit që do të ekspozohen nesër në Shtëpinë e kulturës në Badovcin e Ri, ekspozita ka karakter të shitjes, ku të gjithë paratë do të shkojnë bamirësi.
Shkolla e vizatimit mbahet me idenë e Qendrës kulturore e arsimore, dhe me përkrahjen e Komunës së Graçanicës.
U.d. drejtoresha e këtij institucioni, Radica Iniq, tha për portalin e Komunës së Graçanicës se punëtorët e kësaj qendreje personalisht kanë krijuar më shumë se 30 vezë të gipsit, të cilat fëmijët do t΄i ngjyrosin.
„Në këtë punëtori njëditore, e cila është e dedikuar për Pashkët, do të marrin pjesë më shumë se njëzet fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e tetë të disa shkollave fillore nga territori i Komunës së Graçanicës. Fëmijët janë krijues dhe shpresoj që çdo gjë do të shkojë mirë. Jemi duke planifikuar që ta organizojmë nesër një ekspozitë dhe presim që deri te dita e Pashkëve t΄i shesim të gjitha vezët e ngjyrosura, si dhe paratë t΄i japim për bamirësi”, tha Radica Iniq.
Sipas fjalëve të saj, qëllimi i gjithë kësaj pune është që nxitja e kreativitetit te fëmijët, siç ka qenë rasti edhe me punëtorinë e mbajtur me rastin e Tetë marsit të organizuar gjithashtu në Badovcin e Ri.
Me përkrahjen e Komunës së Graçanicës në Shtëpinë e kulturës në Badovcin e Ri sot, në pritje të Pashkëve, po organizohet punëtoria e zbukurimit të vezëve të gipsit për nxënësit e shkollave fillore. Ekspozita e punimeve do të mbahet nesër.