Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, nënkryetari Igor Aritonoviq, përfaqësues të tjerë të qeverisjes lokale dhe dhjetëra vizitorë morën pjesë në koncertin e mbajtur nga organisti hungarez Gergely Rakasz në Shtëpinë e kulturës me rastin e Ditës së Komunës së Graçanicës.
Shtëpia e kulturës “Graçanica” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Hungarisë në Prishtinë, me rastin e shënimit të Ditës së Komunës së Graçanicës, organizoi koncertin e organistit hungarez Gergely Rakasz, i cili u mbajt në Shtëpinë e kulturës.
Para audiencës së Graçanicës performoi serialin “Gospodari orgulja”, i cili prej vitesh është një program popullor në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori hungarez Bela Bozsik.
Përveçse një organist i madh, ai është edhe një showman i vërtetë dhe për shumë vite ka qenë ambasador i kulturës së vendlindjes së tij Gior, një kalorës templar. Ai e mbajti koncertin e tij të parë në moshën 15-vjeçare dhe u bë organisti më i ri i koncerteve në vend.
Ai studioi dhe performoi në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2005, ndërsa deri më sot ka mbajtur mbi 2000 koncerte në qytetet kryesore të Hungarisë, Evropës dhe Amerikës.
Me koncertet e tij spektakolare, ai krijoi një zhanër të ri, duke sjellë muzikën dhe instrumentet klasike për një audiencë të gjerë përmes artit pamor, kërcimit dhe aktrimit.
Programi i sivjetshëm me rastin e Ditës së Komunës së Graçanicës përfundoi me koncertin e Gergely Rakasz.