Drejtoria e Bujqësisë së Komunës së Graçanicës njofton fermerët që kanë aplikuar për pagesa direkte për vitin 2024 që t‘i dorëzojnë dëshmitë për pleh dhe sasinë e farërave të shitura.
Konkursi është i hapur nga data 1 gusht 2024 deri më 1 shtator 2024 deri në orën 16:00.
Konkursi është i hapur edhe për ndarjen e subvencioneve për qumësht dhe mish.
Fermerët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin (faturat) në Zyrën Komunale për Bujqësi në objektin e Qendrës tregtare në Graçanicë, ku edhe mund t’i marrin të gjitha informatat e nevojshme për pjesën e dytë të konkursit për subvencionet bujqësore.