Ndërmarrja komunale publike “Ekologjia” ka filluar me shpërndarjen e shportave për deponimin e mbeturinave në vende publike, gjë që siç është paralajmëruar është në përputhje me Planin afatgjatë për uljen e sasisë së mbeturinave në rrugë, të gjitha me synimin për një mjedis të pastër.
Në ditët në vijim, siç është paralajmëruar, do të shpërndahen shportat në vendbanimet: Llapllasellë, Gushtericën e Poshtme dhe Dobrotin, ndërsa me këtë iniciativë do të vazhdohet edhe në vendbanimet e tjera të Komunës së Graçanicës.
Shportet e para janë vendosur dje në Llapllasellë dhe në atë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Graçanicës nga ky vend, Ljubisha Karaxhiq.
Nga NKP “Ekologjia” apelojnë tek qytetarët që t’i përdorin shportat për deponimin e mbeturinave, “në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit”.