Me rregullimin e hapësirave rreth objekteve të banimit në venbanimin “Padallishtë” vazhdon fushata “Së bashku për një Graçanicë më të pastër dhe më të gjelbër”, e cila do të zgjasë deri në Ditën Botërore të Mjedisit, më 5 qershor.
Hapësira rreth objekteve të banimit në Padallishtë përndryshe është një nga zonat më të pastra, falë ndërgjegjësimit ekologjik të banorëve atje për mbrojtjen e mjedisit.
Këtë pasdite, si pjesë e fushatës “Së bashku për një Graçanicë më të pastër dhe më të gjelbër”, ata u ndihmuan në pastrim nga punëtorët e Ndërmarrjes publike-komunale “Ekologjia”, ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e komunës.
Hapësirat e gjelbra janë kositur dhe rregulluar, është pastruar këndi i lojërave, është larguar bimësia dhe mbeturinat, siç janë gomat e vjetra e të ngjashme.
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, në Komunën e Graçanicës është nënshkruar memorandumi me të cilin janë paraparë aktivitetet dhe planet për shënimin e kësaj dite në territorin e Komunës së Graçanicës.
Aktiviteti mujor, i zbatuar nga Komuna e Graçanicës, Organizata turistike e Graçanicës, NPK “Ekologjia”, OJQ-ja “Iniciativa rinore e Graçanicës” dhe Inkubatori social i Graçanicës, si dhe RTV Graçanica, do të zgjasë deri më 5 qershor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ta rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Fushata filloi disa ditë më parë me pastrimin dhe rregullimin e pushimores “Çesma”, ku morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.