Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Graçanicës, nga fondet e veta, i ka siguruar Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë një aparat EKG, defibrillator, sterilizator dhe matësit të tensionit.
Aparatet dhe pajisja me vlerë mbi 40.000 euro iu është dorëzuar drejtorit të Shtëpisë së shëndetit, dr. Dejan Milanoviq, nga përfaqësuesit për Shëndetësi të Komunës së Graçanicës, drejtori i Spitalit rajonal, dr. Nebojsha Milovanoviq, drejtor i Shëndetësisë, Aleksandar Popoviq dhe Bojan Todoroviq nga Zyra e zëvendëskryeministrit.
„ Ne morëm çdo gjë që ishte premtuar, sepse kujdesi i mirë primar nuk do të jetë i mundur pa një bashkëpunim të mirë me pushtetin lokal. Sa do të jetë ajo e angazhuar për zbatimin e sekuencës së kujdesit shëndetësor, aq do të përfitojnë pacientët të cilët kanë kërkuar ndihmë nga ne. Ne morëm një pajisje moderne dhe të nevojshme dhe ne e falënderojmë Komunën e Graçanicës, sepse ato do të përdoren dhe do të jenë të rëndësishme jo vetëm për punonjësit, por edhe për popullsinë e cila është drejtuar për realizimin e kujdesit shëndetësor parësor", tha drejtori i Shtëpisë së shëndeti, dr. Milanoviq, i cili e falënderoi Komunën e Graçanicës për mbështetjen e rëndësishme.
Drejtori i Spitalit rajonal, dr. Nebojsha Milovanoviq, theksoi se gjatë ditëve të fundit, me ndihmën e Komunës së Graçanicës, është kompletuar pothuajse të gjithë pajisja kryesore, e cila i mungonte institucioneve shëndetësore në territorin e vetëqeverisjes lokale.
„ Me aparatin e ri 3D me ultratinguj, përmes të cilit mundësohet kryerja e ekzeminimit 4D, të cilin mund ta bëjnë specialistët e ndryshëm, i kemi pajisur qendrat shëndetësore në Uglar dhe Gushtericën e Ultë. Ndihmën emergjente dhe spitalet në Graçanicë dhe Llapnasellë i kemi pajisur me inventar thelbësore dhe pajisje, ndërsa ambulancave lokale i kemi siguruar një inventar të përgjithshëm. Me këtë mbështetje do të vazhdojmë edhe gjatë gjithë vitit. Sektori i shëndetësisë është një shtyllë e zhvillimit tonë dhe ne do të përpiqemi që të jetë në nivelin më të lartë ", ka thënë dr. Millovanoviq.
“Ne presim që pajisja, të cilën ua kemi dorëzuar institucioneve mjekësore në territorin e Komunës së Graçanicës, do ta përmirësojë dukshëm gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Unë besoj se e kemi përmbushur një detyrim dhe kjo është që qytetarët tanë të kenë kushte të mira për kujdesin shëndetësor ", tha drejtori i Shëndetësisë, Aleksandar Popoviq.
Popoviq shtoi se Drejtoria e Shëndetësisë do të vazhdojë të ndihmojë pajisjen e institucioneve shëndetësore, si një segment shumë i rëndësishëm i mirëqenies sociale dhe shëndetësore, të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të banorëve tanë.
800×600
Shtëpia e shëndetit “Graçanicë” ka përfituar nga Komuna e Graçanicës një aparat doppler color 3D me ultratinguj dhe aparate të tjera moderne mjekësore.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}