Panairi i bujqësisë organizohet nga Shoqata “Avenija” nga Llapnasella në kuadër të projektit “Zhvillimi i kooperativave bujqësore dhe rivitalizimi i rajonit”, i financuar nga Zyra e BE – së në Kosovë dhe i implementuar nga Komuna e Graçanicës në partneritet me YMCA në Kosovë, Komunën e Lipjanit dhe Komunën e Novobërdës.
„I ftojmë të gjithë personat e interesuar që ta vizitojnë Panairin e parë të bujqësisë në Graçanicë dhe të shohin se çka kanë prodhuesit dhe përpunuesit bujqësor nga ky rajon të prezantojnë dhe të ofrojnë nga produktet e tyre”, theksohet në njoftimin e “Avenisë”.
Shoqata e grave afariste “Avenija” nga Llapnasella njofton publikun që më datën 31 korrik (të enjten), në ora 10:00, në Graçanicë, në lokacionin e tregut, do të mbahet Panairi i bujqësisë.