Ai i uroi mysafireve një qëndrim të këndshëm në Graçanicë dhe theksoi se Komuna e Graçanicës mbetet e përkushtuar për promovimin e barazisë gjinore.
“Forumi i grave sipërmarrëse, i cili filloi nga komuna e Graçanicës dhe ku gratë sipërmarrëse sot janë mysafirët tanë, kontribuon shumë në promovimin e barazisë gjinore. Ne si pushtet lokal po përpiqemi që ta kapim hapin me standardet e zhvilluara evropiane dhe standardet e shoqërive më të rregulluara nga kjo në të cilën jetojmë dhe shpresoj se do të kemi sukses. Ky takim do të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë sonë”, tha Kostiq.
Vizita u organizua në kuadër të programit të përbashkët të Komunës së Graçanicës dhe organizatës REA Prishtina. Drejtori i organizatës REA Prishtina, Ahmet Jetulahu – Meti, tha se programi i vizitës së grave nga regjioni është i pasur.
“Qëllimi i takimit është që të sigurohet mundësia grave të cilat merren me biznes të takohen me njëra-tjetrën dhe të lidhën për të bashkëpunuar. Çdo organizatë, përkatësisht grua e cila e përfaqëson organizatën e saj, ka përgatitur një program dhe objektivat e organizatës së saj dhe shpresoj se të gjitha ato së bashku do t’i gjejnë interesat e përbashkëta”, tha Jetulahu.
Verica Milosheviq, kryetare e organizatës “Grua sipërmarrëse për kultivimin e mjedrës” nga Parteshi, merr pjesë sot në forumin e grave që po mbahet në Graçanicë. Ajo thotë se shoqata e saj është relativisht e re dhe se ky takim paraqet një përvojë të madhe në arritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.
Kryetarja e Shoqatës së grave sipërmarrëse nga Mali i Zi, Edita Dautoviq, tha se në Malin e Zi një përqindje e vogël e grave janë të angazhuara në biznes privat, por që Kosova nuk është shumë prapa në këtë pikë.
„Takimet e këtilla janë shumë të rëndësishme sepse përmes tyre ne i ndërlidhemi tregjet tona të vogla, por duke i bashkuar forcat ne do të jemi në gjendje që të paraqitemi edhe në tregun evropian”, tha znj. Dautoviq.
Takimi i grupit të femrave sipërmarrëse u mbajt në Qendrën e biznesit në Graçanicë, ndërtimin e së cilës vitin e kaluar e ka përfunduar Komuna e Graçanicës. Aktualisht po punohet në rregullimin parter. Para se të vijnë në Qendrën e biznesit, gratë sipërmarrëse vizituan Manastirin e Graçanicës dhe vendin arkeologjik Ulpiana.
800×600
Rreth njëqind gra nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosna e Hercegovina dhe Shqipëria qëndrojnë sot në Graçanicë në kuadër të Panairit treditor të sipërmarrjes së grave. Ato para Qendrës së biznesit u pritën nga kryetari i komunës Vladeta Kostiq.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}