Departamenti i Shërbimeve Publike pranë Komunës së Graçanicës raporton se kompania private „АBC“ do të fillojë me pastrimin e rrugës kryesore në Graçanicë.
Koha e pastrimit së rrugës është sonte prej orës 21:00, në relacionin prej Shtëpisë së kulturës deri tek kafe – piceria “Asteriks”.
„Për pastrimin e rrugës kryesore do të përdoret uji teknik nga cisterna. Njoftojmë banorët se prej orës 21:00 dhe në disa orë të ardhshme tˊi lirojnë vendet për parking afër rrugës kryesore në Graçanicë, në mënyrë që të kryhet pastrimi pa pengesë të skajeve të rrugës (bankinave), kanalizimit atmosferik, si dhe trotuarëve“, tha Jellena Stojanoviq, drejtoresha e Departamentit të Shebimeve Publike.
Sonte, prej orës 21:00, do të fillohet me pastrimin e rrugës kryesore prej Shtëpisë së kulturës deri tek kafe -piceria “Asteriks” në Graçanicë.