Tri ditë më radhë ekipet e situatave emergjente në Komunën e Graçanicës gjenden në terren dhe duke pastruar shtratin e lumit po mundohen ta parandalojnë që uji nga lumi Graçanka, niveli i të cilit për shkak të reshjeve u rrit, të derdhet dhe rrezikojë ekonomitë familjare në territorin e komunës.
Sipas fjalëve të autoriteteve kompetente, është pastruar shtrati i lumit në vendet ku situata ishte më kritike dhe atë në Mëhallën e romëve në Graçanicë, Llapnasellë, si dhe në Preoc pranë kopshtit për fëmijë, si dhe në pjesën e fshatit ku kryesisht jeton popullsia rome, në mënyrë që të parandalohet derdhja e lumit dhe përmbytjet e vendbanimeve.
Në disa vende të caktuara përgjatë lumit janë ngritur muret e caktuara me thasë me rërë dhe është bërë pompimi i ujit në disa lokacione.
Pjesëtarët e Departamentit të Situatave Emergjence do të qëndrojnë në terren për ta monitoruar situatën dhe nivelin e ujit të lumenjve në zonat më të prekura.
Te reshuar e mëdha dhe nivelet e larta të ujit javën e kaluar kanë shkaktuar përmbytje në Llapnasellë, ku shumë familje pësuar dëme materiale në objekte. Pas kësaj, Komuna e Graçanicës ka siguruat strehim të përkohshëm për familjen Mitiq, shtëpia e të cilit kërcënohet nga shembja.
Punëtorët e Departamentit të Shërbimeve Publike dhe të Urbanizmit të Komunës së Graçanicës janë duke gërmuar, zgjeruar dhe pastruar shtratin e lumit Graçanka për të parandaluar derdhjen e ujit që mund të shkaktojë përmbytje të reja në komunë.