“Ne vendosëm që t’i ndihmojmë fëmijët në këtë mënyrë pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës. Donacioni është blerë falë disa fondeve italiane. Bëhet fjalë për një televizion të brezit më të ri dhe disa lodrave. Ne jemi duke punuar në grumbullimin e donacioneve të reja jo vetëm për këtë kopsht, por edhe për disa të tjera në Kosovë”, tha koloneli Kolete Paolo.
Në emër të Komunës së Graçanicës, gjatë dhurimit, mori pjesë drejtoresha e Departamentit Komunal të Arsimit, Gordana Toskiq, drejtori i Departamentit Komunal të Administratës, Sasha Sekuliq, i cili i falënderoi karabinierët italian për kujdesin e treguar ndaj fëmijëve në Komunën e Graçanicës.
“Këtu bëhet fjalë vetëm për vazhdimin e bashkëpunimit me karabinierët, sepse kjo nuk është hera e parë që ata i ndihmojnë fëmijët në Kosovë. Ajo që është shumë e rëndësishme është se fëmijët janë të lumtur. Sot ne kemi këtu rreth 19–të fëmijë, për të cilët kjo dhuratë ka një rëndësi shumë të madhe, e cila është si një përgatitje para donacioneve të tyre të ardhshme. Ata së shpejti do të dhurojnë pajisje me vlerë 3 mijë euro", tha Sekuliq.
Drejtoresha e kopshtit “Gjurgjevak”, Verica Ristiq, tha se çdo donacion do të thotë shumë për ata që nuk kanë asgjë. Pavarësisht nga trendi i largimit të popullatës nga Çagllavica, ajo thotë se ky kopsht është treguesi më i mirë se ka shpresë për mbijetesë dhe jetesë.
“Kemi 19 fëmijë të regjistruar. Disa fëmijë, të cilët për shkak të objektit më të bukur dhe më modern në Llapnasellë, kishin qëndruar më parë atje tani po kthehen këtu. Buzëqeshja është në fytyrat e tyre dhe shpresojmë që të qëndrojnë dhe mbijetojnë në Çagllavicë", tha Verica Ristiq.
Ndërtesa e re e kopështit në Çagllavicë është ndërtuar këtë vit me mjetet e Komunës së Graçanicës në themelet që ishin nisur në vitin 1997. Një dhomë në një shtëpi private, ku fëmijët nga Çagllavica që nga viti 1999 kanë qëndruar, tani është zëvendësuar me kushte shumë më të mira për arsim dhe edukim.
800×600
Fëmijët e kopshtit “Gjurgjevak” në Çagllavicë, i cili kohët e fundit është zhvendosur në hapësirat e reja të ndërtuara me mjetet e Komunës së Graçanicës, e morën sot ekranin e ri LCD dhe lodrat. Dhurata e karabinierëve italian është vetëm një donacion paraprak, ku së shpejti do t’iu dorëzohet atij një donacion për pajisjen e këtij kopshti për fëmijë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}