Takimi u mbajt në sallën e Kuvendit komunal të Graçanicës, ku tema kryesore ishte pagimi i tatimit dhe menaxhimi i mbeturinave. Në këtë takim është diskutuar edhe për problemet në të cilat ka hasur komuna, si dhe për rezultatet e arritura.
Drejtori i Administratës, Sasha Sekuliq, theksoi se ndihma të cilën e mori komuna nga DEMOS-i ka një rëndësi të madhe për komunën dhe banorët e saj.
“Ndihma e cila është dedikuar për Komunën e Graçanicës është e domosdoshme dhe e rëndësishme dhe ajo që është shumë me rëndësi të theksohet është se popullata këtë e ka njohur si diçka që ishte e nevojshme. Përkundër të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohet komuna ne arritëm të qëndrojmë dhe të realizojmë rezultate. Si një nga problemet më të mëdha është edhe regjistrimi që është bërë në vitin 2010, ku janë regjistruar 11.000 banorë, ndërsa komuna ka rreth 25.000 banorë, kështu që buxheti nuk është në përputhje me numrin real të banorëve”, tha Sekuliq.
Përfaqësuesi i programit të DEMOS-it, i cili mbështetet nga Qeveria e Zvicrës, Norber Pijals, tha se është shumë i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit me Komunën e Graçanicës.
„Komuna e Graçanicës ka arritur performancën më të mirë në inkasimin e taksave për të cilën është shpërblyer nga DEMOS-i me fonde shtesë për projekte”, tha Pijals.
Drejtori i Financave, Slavisha Niçiq, theksoi se rezultatet e mira janë arritur me një punë të rregullt.
“Të gjitha këto rezultate i arrijmë duke kryer rregullisht verifikimin dhe ri-anketimin e objekteve ekzistuese, ku zyrtarët gjatë vizitave të tatimpaguesve ndikojnë tek ata, duke ua shpjeguar se sa janë të larta dënimet dhe interesi në rast të mospagesës së rregullt të tatimit”, tha Niçiq.
Këshilltari i kryetarit, Dejan Mitiq, shpreson në një bashkëpunim të mirë edhe në periudhën e ardhshme.
“Një nga problemet kryesore është se komuna nuk arriti ta bëjë regjistrimin e kompanisë e cila është dashur të merret me menaxhimin e mbeturinave. Ne bashkëpunojmë me ndërmarrjen “Pastrimi” e cila është në një nivel korrekt, por të gjitha kjo mund të jetë edhe në një nivel më të mirë”, tha Mitiq.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Vladica Trajkoviq, theksoi se qytetarët i japin sugjerimet e tyre, ku pastaj komuna i përfshin si prioritetet.
„Kjo është një nga arsyet pse banorët e paguajnë tatimin, sepse komuna këto mjete i investon në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës së qytetarëve”, tha Trajkoviq.
Do të organizohet një vizitë studimore në Slloveni, e cila do të jetë një nxitje ose frymëzim për zgjidhjen e problemeve aktuale.
Pas takimit është organizuar edhe vizita e projekteve të zbatuara në bashkëpunim me DEMOS-in.
DEMOS-i ka ndarë për Komunën e Graçanicës gjithsej 68.400 еuro për zbatimin e projekteve të përzgjedhura (grantin themelor prej 36.000 еuro dhe shpërblimin për performancën më të mirë prej 32.400 еuro).
800×600
Komunën e Graçanicës sot e vizituan përfqësuesit e DEMOS-it dhe përfaqësuesit e Ndërmarrjes rajonale për mbeturina “Pastrimi”. Ata biseduan me drejtorët e drejtorive komunale për gjendjen aktuale në Komunën e Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}