Për këtë qëllim, ka dalë në ndihmë edhe Komuna e Graçanicës, duke i lëshuar fushat e tenisit për t’u mbajtur ky turne.
„Qeverisja lokale i ka përkrahur dhe gjithmonë do t’i mbështesë aktivitetet që kanë për qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok, si dhe jetës së shëndetshme”, tha drejtoresha e Departamentit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe të Sportit, Gordana Toskiq.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Zhvillimin e Komuniteteve, Ilija Mladenoviq, tha se turneu, në bashkëpunim me USAID – in, u organizua përmes programit “Avancojmë Kosovën” në kuadër të projektit të forcimit të ndërveprimit ndërmjet komuniteteve përmes sportit dhe kulturës.
„Theksin e kemi vënë në ndërveprimin ndërmjet fëmijëve. Kemi zbuluar për çka ata kanë interesim dhe çka i ndërlidhë. Në u përpoqëm që ta promovojmë tenisin si sport dhe t’i ftojmë ata të bashkohen me klubet e tenisit të cilët në Kosovë kanë një bashkëpunim të mirë”, tha Mladenoviq.
Turneu, i cili po mbahet nën moton “Ti nuk mund të luash vetë. Bashkohu me ne”, është organizuar në tre kategori: të kuqe, portokali dhe të gjelbër, ku morën pjesë fëmijët nga Graçanica, Peja dhe Prizreni.
„Qëllimi është përmbushur, ka pasur shumë fëmijë dhe prindër të cilët e kanë shikuar turneun dhe janë shoqëruar “, tha trajneri i klubit të tenisit nga Graçanica, Dejan Zhiviq.
Ekspozita rrugore për diversitetin e Kosovës
Instituti për Zhvillimin e Komuniteteve dhe USAID – i organizuan në pllaton e qendrës së Graçanicës ekspozitën rrugore të fotografive me temën e trashëgimisë kulturore.
Ekspozita u organizua në kuadër të projektit “Avancojmë Kosovën”, me qëllim të ndërceprimit ndërmjet komuniteteve.
Përfaqësuesi i organizatës nga Graçanica, Ilija Mladenoviq, tha se në kuadër të projektit deri më dy gusht do të jetë i hapur konkursi me temën e trashëgimisë kulturore të quajtur “Bukuria e diversitetit”.
“Në faqen tonë të facebook – ut janë publikuar mbi 140 fotografi, ku mund të votohet për më të mirën. Krahas me votimin, në gjashtë komuna të Kosovës po organizohen ekspozitat rrugore. Do t’i prezantojmë njëzet fotografi të cilat i kemi përzgjedhur nga ato të arritura përmes konkursit, dhe për të cilat konsiderojmë se në mënyrë të drejtë e përfaqësojnë diversitetin e Kosovës”.
Në Kompleksin sportiv “Dragan Xhajiq” në Graçanicë u mbajt turneu në tenis nën organizimin e USAID – it dhe Institutit për Zhvillimin e Komuniteteve nga Graçanica me qëllim të promovimit të ndërveprimit në mes të komuniteteve.