Kryetari I komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, priti sot qytetarët me të cilët bisedoi për problemet e tyre.
Qytetarët që biseduan me kryetarin Popoviq janë të kënaqur që patën mundësinë për t’ia paraqitur problemet e tyre njeriut të parë të qeverisjes lokale. Ata erdhën, siç thanë ata, me shpresë që do t’i zgjidhin problemet e vështira të jetës. Njëri prej tyre ishte edhe Zoran Stojkoviqi.
“Unë, gruaja dhe djali jetojmë privatisht në një shtëpi të manastirit, jemi të kthyerit. Nga kryetari kërkova çfarëdo ndihmë, truall, banesë … sepse nuk mund ta siguroj me pagën time njkë gjë të tillë”, tha Zorani.
Me problemin e strehimit përballet edhe Danijella Simonoviq, e cila jeton në Batushë me djalin e saj.
“Nga kryetari kërkova ndihmë në zgjidhjen e çështjes së strehimit për mua dhe djalin tim të vogël. Shtëpia ku ne jetojmë është e vjetër, nuk është e përshtatshme për banim dhe ka nevojë për rindërtim. Nuk jam në gjendje, sepse kam nevojë ta shkolloj djalin tim, nuk dua t’ia ndalë shkollimin e tij, kam kërkuar ndihmë dhe shpresoj që ai do të na ndihmojë”, tha Danijella.
Evica Simijonoviq nga Graçanica kërkoi një punë për djalin e saj.
“Ai e ka kryer Shkollën e Inxhinierisë dhe të Komunikacionit dhe nga kryetari kërkova që të ndihmojë me punësim. Jam e lumtur me bisedën dhe pritjen”, tha Evica.
Kryetari Popoviq bisedoi sot me një duzinë qytetarë dhe do të vazhdojë t’i pranojë ata edhe javën tjetër.