Në pranimin teknik morën pjesë përfaqësuesit e komunës, kontraktorët dhe përfaqësuesit e shkollës fillore “Kralj Milutin”.
Mjetet për riparimin e shkollës janë siguruar nga Komuna e Graçanicës, ku me punimet e kryera u ndërruan dritarët dhe dyert e brendshme dhe janë vendosur dritaret e reja, është kryer edhe adaptimi i toaletit, nyjeve ssanitare, si dhe vendosja e pllakave.
Në shkollën fillore “Kralj Milutin” në Graçanicë e vijojnë mësimin rreth 500 nxënës, ku në këtë objekt janë të vendosura Shkolla e mesme e ndërtimtarisë dhe komunikacionit, Shkolla e Mjekësisë, si dhe Shkolla e Muzikës.
SHF “Kralj Milutin” në mes të nëntorit të këtij viti do të shënojë 140 vjetorin e ekzistencës, ku në oborrin e saj do të vendoset përmendorja e dedikuar Mbretit Milutin.
Komuna e Graçanicës me mjetet e siguruara gjatë pushimit veror ka renovuar disa shkolla në territorin e këtij pushteti lokal.
Në SHF “Kralj Milutin” në Graçanicë sot është bërë pranimi teknik i punimeve në rikonstruktimin e këtij institucioni arsimor në Komunën e Graçanicës.