Në prezantim morën pjesë drejtori i Drejtorisë së urbanizmit, kadastrit dhe mbrojtjes së mjedisit, Dejan Jovanoviq, drejtori i Drejtorisë së zhvillimit ekonomik, Aleksandar Mihajloviq dhe këshilltari i kryetarit, Dejan Mitiq.
Drejtori Dejan Jovanoviq në fillim iu drejtua të pranishmëve dhe theskoi se Komuna e Graçanicës në çdo mënyrë është duke u përpjekur për të ndihmuar zhvillimin e sektorit privat.
“Ky investim është i paraparë nga Bashkimi Evropian, ndërsa ne jemi këtu, përkatësisht Komuna e Graçanicës, që në çdo mënyrë t’i informojë qytetarët e saj për të gjitha grantet që ndahen në Kosovë. Kjo është një mundësi ideale për ata që planifikojnë të fillojnë me një biznes të ri, si dhe për ata që duan ta zgjerojnë biznesin e tyre ekzistues”, tha Jovanoviq.
Drejtori gjithashtu njoftoi se së shpejti do të hapet qendra e biznesit, ku qytetarët do të kenë mundësi të informohen lidhur me grantet aktuale. Ai shtoi se qëllimi i qendrës së biznesit është përfshirja e të gjitha bizneseve nga territori i komunës së Graçanicës në forumin e biznesit.
Përfaqësuesit e ADRE – së pranë Bashkimit Evropian mbajtën prezantimin, përkatësisht sesionin informative, ku janë paraqitur objektivat e thirrjes publike për zhvillimin e sektorit privat.
Llojet e granteve:
Loт 1: Grantet për bizneset e sapo regjistruara (Start-up) në vlerën prej 2,000 €deri 5,000€.
Lот 2: Grante për bizneset ekzistuese (biznese me më pak se 2 vjet veprimtari) në vlerën prej 5,000€ deri 10,000€.
Lот 3: Grante për ndërmarrjet e vogla (me më shumë se 2 vjet veprimtari) në kërkim të zgjerimit në vlerën prej 10,000€ deri 20,000€.
Skema e granteve nuk do të aplikohet për të gjitha ndërmarrjet. Grantet nuk do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet që merren me shitje me pakicë, ndërtim, bujqësi apo përpunim të ushqimit.
Gjatë javës së ardhshme do të mbahet trajnimi për plotësimin e aplikacioneve.
Ftesa për aplikim mbetet e hapur deri më 15 mars 2016 në ora 16:00. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.
800×600
Në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë u mbajt prezantimi i granteve për zhvillimin e sektorit privat.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}