Hartimi i planit për menaxhimin e mbeturinave të ngurta është një nga qëllimet kryesore të këtij projekti. Është prezantuar përmbajtja e planit në lidhje me përshkrimin e gjendjes aktuale të mbeturinave, pastaj planifikimi financiar. Ky plan do të hartohet për të gjitha planet e nivelit lokal dhe qendror, si dhe për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Ky plan do të hartohet për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2021.
Në këtë prezantim u diskutua edhe për bazën ligjore për menaxhimin e mbeturinave, për ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave të ngurta, për ministritë të cilat janë përgjegjëse, si dhe çka mund të ndërmarrë komuna si pushtetit lokal.
Pas prezantimit u hap diskutimi, ku përfaqësuesit e grupit të punës patën mundësi të marrin informacione në lidhje me të gjitha dyshimet në lidhje me zhvillimin e planit, si dhe bazën e tij ligjore.
Projekti “Gara për ambient të pastër” zbatohet bashkarisht nga GIZ – i dhe DEMOS – i në bashkëpunim me 16 komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe komunën e Graçanicës.
Fondet e projektit kapin shumën rreth 4 milion dhe do të shpërndahen komunave, duke u bazuar në performancën e tyre në realizimin e qëllimeve të parashikuara dhe këto janë kryesisht largimi i deponive të paligjshme, zgjerimi i shërbimeve komunale, rritja e të ardhurave, ndërsa baza ligjore e nevojshme ka të bëj kryesisht me miratimin e planit komunal të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, raportet vjetore, të cilat janë audituar, si dhe ekzistenca e programit lokal për luftën kundër korrupsionit.
Performanca e komunës në këtë projekt do të kontrollohet nga DEMOS – i në fund të vitit 2016, ndërsa donacionet dhe shpërblimet do të jepen në fillim të vitit 2017.
800×600
Përfaqësuesit e DEMOS – it kanë mbajtur sot një prezantim me përfaqësuesit e grupit punues në Komunën e Graçanicës me rastin e projektit “Gara për ambient të pastër”.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}