Pasi që ekipet e Ujësjellësit kanë eliminuar dëmin në rrjetin e ujësjellësit, i cili dje pasdite ndodhi në Hajvali, banorët e Graçanicës që nga mëngjesi i sotëm përsëri kanë mbetur pa ujë për shkak të plasjes së gypit në rrugën “Tomislav Sekuliq” që të çon deri te vendbanimi Padalishte.
Siç bëhet e ditur për Shërbimin e informimit nga Departamenti i Shërbimeve Publike, ekipet e këtij departamenti, si dhe të Ujësjellësit gjenden në terren dhe janë duke punuar në sanimin e dëmit.
Nga ky departament i bëhet thirrje banorëve që gjatë mungesës së ujit ta lëshojnë ajrin nga gypat e ujësjellësit në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të parandalohet presioni i ajrit përmes rrjetit i cili krijohet gjatë lirimit të ujit pas shkyçjeve.
Gjithashtu ky departament edhe njëherë u bën thirrje banorëve që ta mos e keqpërdorin ujin.
„ Ne jemi të vetëdijshëm për nevojat e popullsisë për ujë në këto ditë të nxehta të verës, por është e papranueshme që uji të shpenzohet pa nevojë dhe të përdorët për spërkatjen e trotuareve, ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe kopshteve deri sa në disa vende nuk ka ujë pothuajse për nevoja elementare personale. Ne po ballafaqohemi me dëme të shpeshta në rrjetin e ujësjellësit që shkakton shkyçje shtesë, por ju lutem bëheni racional në përdorimin e ujit, në mënyrë që të kenë ujë edhe banorët që këto ditë kanë mbetur pa ujë 12 orë pandërprerë “, thuhet në apelin e Departamentin e Shërbimeve Publike të Komunës së Graçanicës.
Ekipet komunale filluan dje me vizitën në terren dhe janë duke kryer inspektimin e keqpërdorimit të ujit. Kundër individëve të papërgjegjshëm të cilët e përdorin ujin për ujitjen e kopshteve do të shqiptohen gjobat e detyrueshme.
Prishjet në rrjetin e ujësjellësit në Graçanicë, sidomos në vendbanimin Padalishte, për shkak të ngarkesave të mëdha në rrjedhën e ujit janë bërë gjithënjë e më të zakonshme. Plasja e gypave sot në mëngjes ka ndodhur në afërsi të Postës.