Bora që ra dje në komunën e Graçanicës arriti në disa vende një lartësi deri në 40 centimetra, por të gjitha rrugët janë të kalueshme falë ekipeve të Departamentit komunal të shërbimeve publike që janë vazhdimisht në terren. Ndryshe nga komuna e Graçanicës, rrugët me prioritet të parë në shumicën e qyteteve të Kosovës ishin në kolaps total, si ishte rasti mbrëmë në Prishtinë.
Shërbimi dimror i Departament komunal i shërbimeve publike ka reaguar në kohë, kështu që kamionat me grederë i pastruan të gjitha rrugët në komunën e Graçanicës dhe në kohë është hedhur kripa dhe zhavori për të shmangur ndonjë problem në rrugë.
Përveç vozitjes së ngadaltë për shkak të reshjeve të borës, probleme më të mëdha në trafikun e territorit të komunës së Graçanicës nuk kishte.
Ndryshe nga Graçanica, në kryeqytetin e Kosovës nëPrishtinë, natën e kaluar gjendja ishte krejtësisht e ndryshme. Për shkak të përgjigjes joadekuate të shërbimit dimëror në Prishtinë, natën e kaluar ishte një kolaps i vërtetë i trafikut që shkaktoi probleme të shumta për automjetet, por edhe për këmbësorët.
Komuna e Graçanicës informon se të gjitha ekipet në dispozicion janë në terren dhe vazhdojnë të operojnë gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje për ta siguruar lëvizshmërinë në të gjitha rrugët, përkundër parashikimeve për reshjet e reja të borës.
800×600
Lëvizja e makinave përmes rrugëve magjistrale dhe regjionale në shumicën e vendeve në Kosovë natën e kaluar dhe gjatë natës ishte shumë e vështirë, sepse trotuaret ishin të mbushur me dëborë dhe akull, ndërsa disa rrugë nëpërmjet qendrave të shumë qyteteve ishin krejtësisht të pakalueshme. Megjithatë, në komunën e Graçanicës problem nuk ka pasur, sepse shërbimet dimrore ishin përgatitur mirë për të reshurat e borës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}