Gjatë shënimit të Ditës Botërore të Romëve ditëve në fundit edhe sot është organizuar turneu në futbollin e vogël dhe në basketboll, kuizi edukativ për fëmijët romë, ekspozita në Llapnasellë, tryeza e rrumbullakët për të drejtat e romëve, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, si dhe programi kulturor dhe artisti në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë.
Nënkryetari i Komunës së Graçanicës për çështjet e komuniteteve, Sebastijan Sherifoviq, ia porositi të gjithë qytetarëve, por edhe organizatave joqeveritare, si dhe institucioneve përkatëse që nga ky 8 prill deri tek 8 prilli i ardhshëm të fillojnë lirisht me numrimin e rezultatave të cilat Komuna e Graçanicës do t΄i arrijë kur është fjala për pozitën e komunitetit rom.
„Arritjet tona më të mëdha në periudhën e kaluar, që nga momenti kur unë jam nënkryetar, janë punësimi i një numri të lakmueshëm të anëtarëve të komunitetit rom, si dhe futja e gjuhës rome në përdorim zyrtar, që është rasti i parë i tillë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë“, tha Sherifoviq.
Ai beson se në këtë moment duhet të punohet në arsimin e komunitetit rom dhe në këtë drejtim Sherifoviq tha se Komuna e Graçanicës nuk do të lejojë shuarjen e Qendrës Arsimore të Romëve në Graçanicë, por do të punojë në mënyrë aktive për të përmirësuar kushtet.
„Jemi duke punuar në zgjidhjen e problemit të funksionimit të Qendrës arsimore. Ajo që në këtë moment paraqet një ndihmë të madhe është që Komuna e Graçanicës i paguan rregullisht shërbimet komunale të Qendrës arsimore, që paraqet një ndihmë të madhe për ne“, theksoi nënkryetari i Komunës së Graçanicës për çështjet e komuniteteve.
Protesta në qendër të Prishtinës
Nënkryetari i komunës për çështjet e komuniteteve, Sebastijan Sherifoviq, tha për portalin e Komunës së Graçanicës se sot në Prishtinë, para selisë së Qeverisë së Kosovës, janë mbledhur pjesëtarët e komunitetit rom kryesisht nga radhët e organizatave joqeveritare për të tërhequr vëmendjen për përfshirjen e pamjaftueshme të Qeverisë së Kosovës kur bëhet fjala për përmirësimin e jetës së komunitetit rom në Kosovë në përgjithësi.
"Nuk është bërë asgjë apo pothuajse shumë pak për integrimin e komunitetit rom. Në përgjithësi, gjithçka më shumë u kishte bazuar vetëm në fjalë për shkak se strategjia e qeverisë për këtë çështje ka mbetur vetëm në letër, ku në plan tashmë është hartimi i një strategjie të re. Duke protestuar kemi dashur të tregojmë se ne nuk jemi dakord me gjithçka që është bërë deri tani për romët", përfundoi Sebastian Sherifoviq.
Me një sërë ngjarjesh të përkrahura financiarisht nga Komuna e Graçanicës, romët nga territori i komunës e kanë shënuar 8 prillin. Nënkryetari për çështjet e komuniteteve, Sebastijan Sherifoviq, tha se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve se komuna vazhdon të mbështesë integrimin e romëve në jetën sociale.