Në kuadër të projektit “Sportisti i vogël”, përfaqësuesit e Drejtorisë së Sportit dhe Rinisë e vizituan Shkollën fillore “Ugljare” dhe Shkollën fillore “Knez Lazar” në Gushtericën e Poshtme, si dhe paralelet e ndara në Dobrotin, Livagjë dhe Gushtericën e Epërme.
Trajnerët e kësaj drejtorie, së bashku me drejtorin Strahinja Aritonoviq, i prezantuan përfitimet nga sporti për nxënësit e klasave të ulëta në një mënyrë argëtuese dhe edukative, të gjitha me qëllim të zhvillimit të aktivitetit fizik, frymës së ekipit dhe zakoneve të një stili jetese të shëndetshëm.
Ata i ftuan fëmijët ta zgjidhnin sportin që u pëlqente më shumë, si dhe të bashkohen me shkollat dhe ekipet që veprojnë në territorin e Komunës së Graçanicës.
Me këtë rast, fëmijëve iu shpërndanë edhe broshura informuese.