Fondi ndërkombëtar për fëmijë dhe rininë – UNICEF organizon një punëtori e cila ka për qëllim inkurajimin e të rinjve për t’i identifikuar problemet në shoqëri.
Bëhet fjalë për punëtori treditore të titulluar si UPSHIFT Social Impact Workshop, ku dhjetë nga ekipet e përzgjedhura do të konkurrojnë për pesë idetë më të mira.
Të rinjtë nga Suhadolli, Lipjani, Shtimja dhe Graçanica mund të aplikojnë për këtë punëtori, e cila do të mbahet nga data 2 tetor deri më 4 tetor.
Thirrja është e hapur që nga data 1 shtator 2015.
Për më shumë informata mund ta hapni linkun e mëposhtëm.
www.kosovoinnovations.org/UPSHIFT
Fondi ndërkombëtar për fëmijë dhe rininë – UNICEF organizon një punëtori e cila ka për qëllim inkurajimin e të rinjve për t’i identifikuar problemet në shoqëri