Disa qytetarë të komunës së Graçanicës biseduan sot me kryetarin e komunës, Srgjan Popoviq.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, gjithashtu hapi derën këtë të enjte për qytetarët që kishin paraqitur më parë kërkesën për takim. Katërmbëdhjetë prej tyre shfrytëzuan rastin të bisedojnë me kryetarin për ofrimin e ndihmës lidhur me problemet me të cilat ata përballen.
Shumica prej tyre kërkonin punë ose ndihmë lidhur me çështjen e banimit. Disa nga kërkesat nuk ishin personale, por prekën më shumë njerëz. Disa fermerë nga Preoci nuk kanë rrugë deri te fushat e tyre. Në emër të tyre, Ljubisha Deniq kërkoi ndihmë.
“Me shpronësim, përmes pasurive tona ka kaluar autostrada e cila na çonte deri të hyrje në fushat tona. Sidoqoftë, ne e përdorëm atë, megjithatë, pronari i një parcele tani e ka mbyllur atë vendkalim me mbeturina të ndryshme, kështu që tani jemi të detyruar të arrijmë në pronat tona duke ecur disa kilometra. Kam ardhur tek kryetari për të parë nëse ka ndonjë mënyrë për të zgjidhur këtë problem, që organet kompetentë të dalin në terren”, tha Deniq.
Zgjidhjen e çështjes së banimit kërkoi edhe pensionistja Zorica Spasiq.
“Unë jetoj në kushte të pamundura, me pension minimal, pa ujë dhe kushte joadekuate në një hapësitë të vjetër”, tha Zorica.
Po ashtu foli edhe Zoran Rasic nga Dobrotin, i cili po kërkonte punë për një nga tre djemtë e tij të papunë.
Kryetari Popoviq do të vazhdojë me pritjen e qytetarëve edhe javën tjetër, ndërsa qytetarët e interesuar mund të regjistrohen për takim duke lënë informacione në sportelin e komunës.