Siç raportohet nga Departamenti i Urbanizmit, Planifikimit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, gjatësia e rrugës që do të rindërtohet është 1050 metra.
Gjendja aktuale e rrugës është shumë e keqe. Konstruksioni i rrugës është shumë i dëmtuar për shkak të cilësisë së dobët të bazës dhe mosmirëmbajtjes afatgjatë të saj, që ka ndikuar në vështirësimin e zhvillimit të komunikacionit, ku gjithashtu edhe siguria për shkak të kushteve të komunikacionit ishte rrezikuar.
Cilësia e punimeve të planifikuara duhet të paktën të plotësojë kushtet e dhëna për të arritur karakteristikat e kërkuara të cilësisë të strukturës. E njëjta gjë vlen edhe për materialin, i cili duhet të përmbushë fortësinë e nevojshme dhe të jetë rezistent ndaj acarit, duke i respektuar rregullat për ndërtimin e rrugëve.
Përfundimi i punimeve pritet për dy muaj
Është në proces rikonstruktimi i rrugës lokale që kalon përmes Graçanicës, pranë kopshtit për fëmijë deri te rruga magjistrale.