Mjetet për rikonstruktim janë siguruar nga Komuna e Graçanicës.
Punimet përfshijnë rikonstruktimin e mureve në sallën e edukatës fizike, zëvendësimin e dyshemeve, rehabilitimin e tavanit, rikonstruktimin e kulmit dhe zëvendësimin e ulluqeve në vendet ku ato janë dëmtuar, rehabilitimin e të çarave dhe vendeve të dëmtuara në mure, punimin e fasadës, hidroizolimin, shkallët dhe trotuarët.
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit pranë Komunës së Graçanicës dhe të ShF „Knez Lazar“ janë pajtuar se me rikonstruktim do të krijohen kushtet më të mira për punë dhe qëndrimin e nxënësve në këtë shkollë.
Komuna e Graçanicës i ka rinovuar gjatë pushimit veror pothuajse të gjitha shkollat në territorin e këtij pushteti lokal.
Në vendbanimin Livagjë në Komunën e Graçanicës janë në proces punimet në rikonstruktimin e ShF “Knez Lazar”.