Siç është raportuar, bëhet fjalë për pjesën e rrugës e cila është në një gjendje shumë të keqe dhe me shumë gropa të mëdha, për të cilën është treguar nevoja për rindërtimin urgjent dhe asfaltimin e ri. Aktualisht po hiqet shtresa e vjetër dhe e dëmtuar, në mënyrë që të kryhet përgatitja për vendosjen e asfaltit të ri.
Pas përfundimit të punimëve rruga e re do ta lehtësojë lëvizjen, kryesisht popullatës lokale të këtij vendi.
Përveç shtrimit të rrugës është paraparë edhe mbushja e rrugëve anësore në të gjitha vendet. Vlera totale e punimëve është 390 mijë euro, ndërsa financimin e bën Komuna e Graçanicës përmes grantit qeveritar.
Përveç kësaj, përmes projektit infrastrukturor për këtë vit, në Komunën e Graçanicës është paraparë rregullimi i seksioneve rrugore edhe në disa vende të tjera. Si prioritet është rruga ndërmjet Preocit dhe Uglarit, si dhe rruga anësore në Graçanicë, në të cilën gjendet institucioni për fëmijë “Gjurgjevak”.
Në Batushë në Komunën e Graçanicës filluan punimet në fazën e parë të rindërtimit të rrugës Batushë – Lepinë – Lagjja e Re, u bë e ditur nga Departamenti i Urbanizmit të Komunës së Graçanicës